E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Nga QAnon tek Xhonatan Galindo, mashtrimet më absurde të vitit 2020

Viti që po mbyllet ishte plot momente historike, të cilat do të mbeten përgjithmonë në kujtesën kolektive. Megjithatë, për disa, realiteti nuk mjaftonte, ndaj dhe vendosën që t`a “ngjyrosnin” paksa. Ja cilat ishin mashtrimet dhe teoritë konspirative më absurde të vitit 2020.

QAnon

Nga njëra anë ndodhet një grusht i fuqishëm zyrtarësh demokratë (i ashtuquajturi Shtet i Thellë) që merren me pedofili dhe rite satanike. Nga ana tjetër, ka një rezistencë të udhëhequr nga Donald Trump, dhe e mbështetur nga udhëheqësit ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, që synon ta arrestojë atë elitë të korruptuar.

Kjo është teoria e konspiracionit e njohur si QAnon, që në vitin 2020 pushtoi të djathtën ekstreme amerikane, dhe e cila shpreson ende sot për rizgjedhjen e Donald Trump dhe arrestimin e Hilari Klintonit. Trump ka pasur gjithnjë një qëndrim të paqartë ndaj kësaj teorie. Ndjekësit e QAnon fituan 2 vende në Kongresin Amerikan gjatë zgjedhjeve të fundit.

Maskota që “dinte” shumë

Mashtrimet më të përfolura të këtij viti ishin ato mbi Sars-Cov-2, si një virus i krijuar artificialisht në një laborator në Vuhan në Kinës. Në tetor dikush u kujtua për BingBing, maskotën e këndshme të edicionit të shtatë të lojërave botërore ushtarake, të organizuar në tetor 2019 pikërisht në Vuhan. Dizenjo e maskotës frymëzoi teoricienët e konspiracionit në të gjithë botën për dy arsye: pjesa që rrethonte gojën ishte me ngjyrë të bardhë, si të kishte një maskë, dhe duart dukej sikur ishin të mbështjella me doreza. Ishte një sinjal malinj për të paralajmëruar pandeminë e Covid-19? Padyshim që jo, por urime për imagjinatën e këtyre njerëzve.

Xhonatan Galindo

Ky personazh i ngjashëm me ato të filmave vizatimorë, supozohej se ishte krijuesi i “lojës vdekjeprurëse”, që thuhej se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes një fëmijë 11-vjeçar. Sipas legjendës, një ose më shumë njerëz të identifikuar si Xhonatan Galindo, u dërguar kërkesa miqësie nga profilet e tyre në Facebook fëmijëve midis 12 dhe 15 vjeç, për t’i kontaktuar më pas ata privatisht, dhe për të filluar një seri sfidash, gjë që do të kulmonte me vdekjen e të miturve. Hetimet e policisë, hodhën poshtë ekzistencën e një “sfide të tillë” në internet.

Votat e shënuara paraprakisht për Xho Bajden

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së ishin veçanërisht të mbushura me lajme të rreme, shumica e të cilave të prodhuar nga burime zyrtare. Por ndër gënjeshtrat më të mëdha ishte ajo e deputetit italian të LEGA Guglielmo Piki, që në një postim të gjatë të botuar më 4 nëntor në Facebook nxori në dritë një të vërtetë tronditëse:“Në Arizona, dikush ndërhyri në fletët e votimit me sende të mprehta, që e bënë të vështirë numërimin e votave nga makineria elektronike”. Por komisioni zgjedhor në Arizonës i pranoi votat e hedhura me shenjë dhe asnjë fletë votimi nuk u bë e pavlefshme për këtë arsye.

Lazanja gjigante në stadiumin mitik Uembli

Po, dikush besoi vërtet se Ministria Britanike e Mbrojtjes dëshironte t`a përdorte Stadiumin Uembli në Londër për të gatuar lazanjën më të madhe në botë, dhe t’ia shpërndante atë popullatës në karantinë duke përdorur dronë. Gjithçka filloi me një mesazh zanor dërguar nga 29-vjeçari Billi Maklin në një forum për sportin, dhe ai u bë një nga lajmet më të njohura në Britaninë e Madhe. Për të ndaluar përhapjen e pakontrolluar të këtij thashethemi, u desh ndërhyrja e Federatës Angleze të Futbollit.

Ne të gjithë jemi miq të Selena Lopezit

Gjatë këtij viti ka pasur një moment kur të gjithë u miqësuam me një farë Selena Delgado Lopez në Facebook. Ose të paktën, kështu doli një mashtrim popullor që qarkulloi në të paktën 3 gjuhë (italisht, anglisht dhe spanjisht), që u përpoq të na bindte për ekzistencën e një lloj (demoni në ueb). Historia ka pasur një farë suksesi, sidomos në mesin e njerëzve më pak të përshtatur me teknologjinë, dhe të frikësuar nga ideja e pasjes së këtij personazhi të famshëm në listën e miqve të tyre.

Ishte sërish një histori tmerri e lindur në Meksikë, dhe që u përhap si zjarr në të gjithë botën. Protagonistja fatkeqe është në fakt një vajzë që u zhduk vërtet në vitin 2001 në Meksiko Siti, e cila u bë mjaft e famshme në këtë vend, pasi imazhi i saj u transmetua rregullisht në media për tetë vjet rresht, gjatë një programi kushtuar personave të zhdukur.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/attualita/media/2020/12/29/bufale-piu-assurde-2020/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...