Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta: Jemi në rrezik, të bashkohemi kundër tendencave autokratike

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Jemi në rrezik, të bashkohemi kundër tendencave autokratike

Presidenti Meta nxit protestat, duke vënë në dukje se jemi në rrezik, ndaj duhet të bashkohemi kundër tendencave autokratike. Pas ngjarjes së djeshme, kreu i shtetit thotë se për asnjë arsye, nuk duhet të lejojnë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore që i garanton Kushtetuta.

Ndaj ai apelon se sot më shumë se kurrë duhet të bëhen të gjithë bashkë, kundër çdo lloj tendence autokratike, që vë në rrezik sistemin demokratik të vlerave dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo shqiptar.

Policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar disa persona, dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë, pasi ishin prezentë në protestën që u zhvillua ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës. Deri tani, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, janë arrestuar 3 protestues, janë proceduar penalisht 4 dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Ndërkohë pritet që ditën e sotme të mbahet një tjetër protestë në orën 16:00.

Statusi

“Liri do të thotë epërsi e të drejtave të njeriut kudo. Mbështetja jonë shkon për ata, që luftojnë për të fituar ato të drejta dhe për t’i mbajtur ato. Forca jonë është uniteti i qëllimit të përbashkët. Për atë koncept të lartë nuk mund të ketë fund përveç fitores.” – FRANKLIN DELANO ROOSEVELT –

Dita e të Drejtave të Njeriut, na kujton sot se lufta për mbrojtjen e tyre është një proces i pandalshëm dhe se ende ka shumë për të bërë për garantimin e plotë të tyre, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19, kur nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, që në praktikë kufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat tona.

Megjithë sfidat, që po kalon shoqëria, për asnjë arsye, nuk duhet të lejojmë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore, që i garanton Kushtetuta, veçanërisht nga përkushtimi për të garantuar të drejtën e jetës për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdesin e domosdoshëm shëndetësor në këto momente të vështira.

Populli shqiptar është zotuar në ligjin themeltar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.

Të drejtat dhe liritë themelore nuk janë vetëm koncepte të shkruara në letër. Ato janë të drejta absolute, që kushdo, pa asnjë dallim, ka detyrimin t`i respektojë dhe mbrojë.

Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të gjithë bashkë, kundër çdo lloj tendence autokratike, që vë në rrezik sistemin demokratik të vlerave dhe të drejtave që duhet të gëzojë çdo shqiptar.

KOHA PËR RESTART!

Së bashku do t’ia dalim se rrugë tjetër nuk mund të ketë!

Tags: Klodjan RashaMetaproteste

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Ardit Gjebrea zbulon mashtrimin që po ndodh në emër të tij

Ardit Gjebrea zbulon mashtrimin që po ndodh në emër të tij

FOTO/Mediat botërore jehonë protestës së dhunshme, çfarë shkruajnë për Tiranën

FOTO/Mediat botërore jehonë protestës së dhunshme, çfarë shkruajnë për Tiranën

Historia e Nobelit/Pse shpikësi suedez kaloi nga dinamiti tek promovimi i paqes

Historia e Nobelit/Pse shpikësi suedez kaloi nga dinamiti tek promovimi i paqes







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku
Showbizz

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

by mirseda
22:40 | 25/12/2025
0

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë...

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com