E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Historia e Nobelit/Pse shpikësi suedez kaloi nga dinamiti tek promovimi i paqes

Të konsideruara si më prestigjiozet në botë, Çmimet Nobel, përfaqësojnë kulmin e arritjeve intelektuale. Njeriu që i krijoi ato – Alfred Nobel – ishte një kimist, shpikës dhe industrialist suedez që e kishte filluar punën në fabrikën e babait të tij. Ai prodhoi shumë pajisje ushtarake, përpara se të bëhej i pasur duke krijuar eksplozivë të cilësisë së lartë.

Suksesi i tij më i madh ishte dinamiti. Ai besoi se shpikja e tij do të shihej si një forcë pozitive. “Kur njerëzit të zbulojnë se në një çast, ushtri të tëra mund të shkatërrohen plotësisht, ata me siguri do t’i duan që të jetojnë në paqe”, mendonte ai.

Por Nobeli u gabua dhe u pendua thellë, për ndikimin që patën shpikjet e tij në luftë. Kur vëllai i tij vdiq, dhe një gazetë shkroi gabimisht nekrologjinë e tij, Nobel u trondit shumë nga epiteti që i ishte vënë: “Tregtar i vdekjes!”.

Në testamentin e tij, ai e la pjesën më të madhe të pasurisë së tij të madhe për të financuar çmime vjetore për “ata që do t’i kenë dhënë përfitimin më të madh njerëzimit”, ndoshta për të kompensuar punën e tij me instrumentet e vdekjes dhe shkatërrimit. Çmimet e para Nobel u shpërndanë në një ceremoni në Stokholm më 10 dhjetor 1901, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

Cilat janë kategoritë e Çmimit Nobel?

Vetë Alfred Nobel vendosi dhënien e 5 çmimeve për Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi dhe Paqe. Në vitin 1968, Sveriges Riksbank vendosi për herë të parë Çmimin për Shkencat Ekonomike, që u dha për herë të parë në vitin 1969.

Sa fitues të Çmimit Nobel ka deri tani?

Deri në vitin 2020, ka pasur 930 Laureatë individualë. Prej tyre, vetëm 57 (6.1 për qind) janë gra.

Pse themi “Laureat”?

Kjo i referohet përdorimit të kurorave të dafinës në Greqinë e Lashtë – kurora rrethore që u jepej fituesve si një shenjë nderi, si në takimet atletike ashtu edhe në garat poetike.

Sa para fitojnë fituesit e Çmimit Nobel?

Për Çmimet e para Nobel në vitin 1901, fondi ishte 150.782 Krona Suedeze (SEK), ose 8.1 milion SEK sot. Shuma për vitin 2020 ishte 10 milion SEK, ose 885.000 dollarë.

Dy Laureatë të Nobelit kanë zgjedhur t`a refuzojnë çmimin

I pari ishte filozofi dhe autori francez Zhan Pol Sartër (për letërsi në vitin 1964). Tjetri ishte politikani vietnamez Le Duk To, (për paqe në vitin 1973), për shkak se mendonte se paqja ishte ende shumë larg.

Tre Laureatë të Çmimit Nobel për Paqen ishin nën arrest në kohën e dhënies së tyre

Ata janë Karl von Osietki (1935), një pacifist i arrestuar, pasi i bëri të ditur botës riarmatimin e Gjermanisë, politikania birmaneze Aung San Su Ki (1991), dhe shkrimtari dhe aktivisti kinez Liu Xiaobo (2010).

Çmimet më domethënëse     

Në vitin 1911, Mari Kyri është personi i parë (dhe i vetëm) që merr një çmim në dy shkenca. Në vitin 1903 ajo u bë gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel në Fizikë. Tetë vjet më vonë, ajo mori bashkë me bashkëshortin Nobelin në Kimi. Në vitin 1914, teksa Evropa ishte zhytur në Luftën e Parë Botërore, Nobeli për Paqe nuk iu dha askujt, pasi nuk u gjet dot asnjë kandidat i përshtatshëm.

Në vitin 1921,42-vjeçari Albert Ajnshtajn fiton Nobelin në Fizikë, për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik.

Në vitin 1945, Sër Aleksandër Fleming dhe kolegët e tij, Ernst Çein dhe Hauard Florej, fitojnë Nobelin për Mjekësisë “për zbulimin e penicilinës”.

Në vitin 1948 pak pas vrasjes, Mohatma Gandit iu akordua çmimi Nobeli për Paqe. Ndërsa kjo ishte në kundërshtim me rregulloren, komiteti u shpreh:“Nuk kishte asnjë kandidat të gjallë të përshtatshëm për çmimin e këtij viti!”.

Në vitin 1953, ish-kryeministri legjendar britanik Uinston Çërçill nuk vlerësohet për punën e tij në fushën e paqes, por për letërsinë. Sipas komitetit të Nobelit, ai ishte mjeshtër i “përshkrimit historik dhe biografik”.

Në vitin 1958, shkrimtari rus Boris Pasternak fiton Çmimin Nobel për Letërsi. Në fillim e pranon, por më vonë e refuzon nën presionin e autoriteteve komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1963 organizata ndërkombëtare humanitare, Kryqi i Kuq, fitoi për herë të tretë Çmimin Nobel për Paqe. Ky është një rekord, që mbetet për t’u thyer.

Në vitin 1979, pasi Nënë Tereza shpallet fituese e Nobelit për Paqe, kërkon nga komiteti që të anulohet darka festive standarde. Ajo e shpenzoi shumën prej 7.000 dollarësh që do të harxhohej atë natë për të ushqyer 2.000 të varfër në Krishtlindjet e atij viti.

Burimi i lajmit: https://www.historyextra.com/period/modern/nobel-prize-history-facts-what-is-peace-literature-alfred-nobel-why-laureate/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...