Rritja e pagave dhe forcimi i deklarimit të tyre kanë sjellë më shumë të ardhura nga tatimi mbi pagat, duke dhënë një efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e buxhetit të shtetit gjatë vitit 2025. Ky trend pritet të forcohet më tej edhe në 2026, me rritjen e pagës minimale dhe zgjerimin e bazës tatimore.
Për 11 muajt e parë të vitit 2025, tatimet mbi pagat dhe të ardhurat personale kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në buxhetin e shtetit.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 75.9 miliardë lekë, duke u rritur me 26.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe duke tejkaluar lehtësisht planin vjetor me 1.9 miliardë lekë
Kjo rritje vjen edhe pasi Administrata Tatimore, së bashku me institucionet e tjera ka forcuar edhe thirrjet ndaj bizneseve per deklarimit duke siguruar që çdo punëdhënës të raportojë saktë pagat e punonjësve., duke nisur nga sektori i ndertimit por edhe te tjere.
Një tjetër faktor që ka kontribuar në këtë rritja e lehte e pagave gjate vitit duke bërë që të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale të jenë më të larta dhe duke sjellë më shumë fonde për financat e shtetit
Në total, të ardhurat tatimore të mbledhura nga Administrata Tatimore, që përfshijnë TVSH-në në vend, tatimin mbi fitimin, taksat nacionale dhe tatimin mbi pagat, arritën 235 miliardë lekë, 13.3% më shumë se viti i kaluar dhe mbi planin e parashikuar
Për më tepër, nga 1 janari 2026 pritet një rritje e mëtejshme e pagës minimale nga 40 mije rritet ne 50 mijë lekë e cila do të ndikojë edhe në rritjen e të ardhurave tatimore, duke forcuar më tej buxhetin e shtetit
Nga kjo rritje pritet te perfitojne rreth 307 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat.














