E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

FOTO/Mediat botërore jehonë protestës së dhunshme, çfarë shkruajnë për Tiranën

Kryeqyteti shqiptar u përfshi dje nga një protestë, për shkak të ekzekutimit të 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga ana e efektivit të policisë. Ndjeshmëria qytetare ka qenë tepër e lartë, ndërsa u solidarizuan me dhimbjen e familjarëve. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar në lidhje me atë që ndodhi gjatë 5 orëve në rrugët e Tiranës.

Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë, për shkak të vrasjes nga policia të 25 vjeçarit Klodjan Rasha. “Zougla” shkruan se mijëra protestues dëmtuan godinën e Kryeministrisë dhe disa Ministrive, duke kërkuar drejtësi për të riun. “Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodjan Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij.

“DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri, dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore. “TRT” raporton në versionin e saj anglisht se pas bulevardit para Kryeministrisë, protestuesit shkuan para godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke vijuar më pas me një marshim në orën 22:00 nga qendra për tek shtëpia e të ndjerit.

“AP” e vendos theksin tek përplasja e protestuesve me policinë në Tiranë, duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të policisë, sipas të cilës vrasja e Klodjan Rashës nga një oficer policie nuk mund të shfrytëzohet si shkak për dhunë në rrugët e kryeqytetit.

Kujtojmë këtu se Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për protestën e zhvilluar një ditë me parë në kryeqytet, pas vrasjes nga një efektiv policie të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Raportohet se është arrestuar Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani. Si dhe janë shpallur në kërkim Akimed Lusha, Darvin Zalla, Arbër Koka, Klint Lamaj, Admiral Rama, Din Dogjani, Blerim Hoti dhe i mituri me iniciale F.B.

Lexo edhe :   Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

Sipas policisë, këta shtetas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Lexo edhe :   Pas Tiranës, zbulohet qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi në Shqipëri

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të policisë, me sende të forta, lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...