Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden: Do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Biden: Do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha të enjten se një ndër vendimet e tij të para si president do të jetë t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë. Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper të CNN-it, zoti Biden tha, “Ditën e parë të inaugurimit, unë do t’i kërkoj publikut që të vendosë maskën për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska – jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë. Dhe mendoj se do të shohim një pakësim të ndjeshëm” të rasteve të koronavirusit, që kanë arritur në shifra rekord ditët e fundit me një rritje të numrave të vdekjeve ditore.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 14 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 275,000 të tjerë kanë vdekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom thotë se shteti i tij pritet të lëshojë urdhër për qëndrimin në shtëpi të banorëve. Urdhrat do të fillojnë kur njësitë e kujdesit intensiv në spitalet brenda pesë rajoneve të këtij shteti të arrijnë në më shumë se 85% të kapacitetit, diçka që nuk ka ndodhur ende, por pritet të ndodhë së shpejti.

Në Korenë e Jugut, një shtim i rasteve me COVID-19 bëri që zyrtarët e shëndetit publik t’u bëjnë thirrje njerëzve të heqin dorë nga festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, duke i organizuar festime në internet.

Koreja e Jugut njoftoi të premten 629 raste të reja të koronavirusit, shifra më e lartë në nëntë muaj në një vend që ka qenë model në kontrollin e virusit.

Kryeministri i Italisë nënshkroi një urdhër të enjten që kufizon udhëtimet brenda vendit nga periudha e pushimeve të Krishtlindjeve deri në 6 janar. Do të bëhen përjashtime për punë, si dhe arsye shëndetësore dhe emergjente.

Italia regjistroi të enjten 23,255 raste të reja me COVID dhe 933 vdekje.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatisin planet për të filluar përdorimin e vaksinës COVID-19, zyrtarët paralajmëruan të enjten se hakerat po vënë në shënjestër kompanitë thelbësore për shpërndarjen e saj.

Në një postim në blog të publikuar të enjten, kompania IBM tha se ka zbuluar një komplot mashtrimi që synon bizneset përgjegjës për ruajtjen e vaksinës në temperaturat e ulta të nevojshme. /VOA

 

Tags: Joe Bidenkoronavirusmaska

TË LIDHURA

Ndodhej në një apartament bashkë me të birin, kush ishte Ali Larijani që u eliminua sot nga Izraeli,
Bota

Ndodhej në një apartament bashkë me të birin, kush ishte Ali Larijani që u eliminua sot nga Izraeli,

11:31 | 17/03/2026
Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani
Bota

Sulmet izraelite në Teheran, në shënjestër zyrtari i lartë iranian Ali Larixhani

09:43 | 17/03/2026
Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi
Bota

Lufta mes shteteve të Gjirit, çmimi i naftës rritet sërish në rreth 100 dollarë për fuçi

09:22 | 17/03/2026
Next Post
Video/ Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Afrikë

Video/ Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Afrikë

Theu masat anti-covid/ Pushkatohet 50-vjeçari në Korenë e Veriut

Theu masat anti-covid/ Pushkatohet 50-vjeçari në Korenë e Veriut

Pandemia/ Rezulton pozitiv një mjek tek Urgjenca e Traumës

Rriten rastet me koronavirus në vend, 18 viktima në 24 orë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i frikshëm në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan që lëvizte me motoçikletë
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan që lëvizte me motoçikletë

by mirseda
11:35 | 17/03/2026
0

Një aksident i frikshëm është regjistruar në Tiranë! Autoboti i UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte...

Ndodhej në një apartament bashkë me të birin, kush ishte Ali Larijani që u eliminua sot nga Izraeli,

Ndodhej në një apartament bashkë me të birin, kush ishte Ali Larijani që u eliminua sot nga Izraeli,

11:31 | 17/03/2026
Nga Durim Bami, te Aldo Avdyli e Haka, GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehurit e dosjes “Revanshi”

Nga Durim Bami, te Aldo Avdyli e Haka, GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehurit e dosjes “Revanshi”

10:59 | 17/03/2026
Tritol makinës së policit në Lezhë, autori i dyshuar e mohon: S’kam gisht!

Tritol makinës së policit në Lezhë, autori i dyshuar e mohon: S’kam gisht!

10:56 | 17/03/2026
“Rezolutë servile”/ Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës

“Rezolutë servile”/ Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës

10:48 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com