Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Durban të Afrikës së Jugut. Sipas mediave të huaja, si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Një dëshmitar ka thënë se ka parë një top masiv të zjarrtë në rafineri, dhe më pas shtullunga tymi që dilte prej andej.
“Unë pashë një top zjarri masiv në qendër të rafinerisë me tym të zi të zi që dilte prej saj. Disa minuta më vonë shumë automjete kaluan pranë shtëpisë time”– ka thënë një banor i Durban-it.
Ndërkohë, autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e rënies së shpërthimit, ndërsa gjendja shëndetësore të lënduarve është e qëndrueshme.