Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili mohoi akuzat mbi fshehjen e viktimave nga Covid-19.
Vasili shprehet se ai më parë tregonte arkivolet ne Lodi dhe Bergamo, ndërsa tani sipas tij Rama sot flet si një ‘grua rruge’.
Teksa shpërndan në rrjetet sociale, thirrjen e doktor Dritan Koçiaj, i cili i bëri apel qeverisë që të hapë spitale të tjera Covid, Vasili i kërkon Ramës që të japë dorëheqjen.
Postimi i Vasilit në Facebook
Kolege, kliente te qeverise, boll ja vute ne preher Betimin e Hipokratit, Hipokritit te qeverise.
Mjeksia, i semuri, dinjitetiti juaj profesional jane te shenjta mos shkelni më mbi to.
Hipokriti do te ike.
Por mbi kedo qe zgjodhi ne keto dite te renda Hipokritin perpara Hipokratit, do te kete vetem dite te trishta pa dinjitet dhe pa personalitet dhe kete e vendosin qytetaret dhe asnje politikë a politikan.
Kryeminister fli gjume ne shtepi, se te semuret me COVID torturohen neper Autoambulanca gjithe naten!
Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, ndersa faktet e renda qe Dr.Dritan Koçiaj ndan me shqetesim qytetar,profesional dhe human flasin shume.
Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, nderkohe qe eshte i tmerrshem ç’organizimi i qeverise perballe pandemise.
Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, ndersa çdo dite eshte nje dite ankthi per qindra e qindra familje shqiptare qe perballen me COVID ne dyert e strukturave shendetesore per arsye te ç’organizmit total.
Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa kufomat e qytetareve lihen ne menyre makabre ne toke.
Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa te semuret torturohen gjithe naten te semure me COVID neper autoambulanca me oksigjen dhe ne kushte shume te renda.
Kryeminister ti zgjohesh vetem per propagande, per lehjet idiote e llaxore te tuat dhe per te bere presionet edhe ndaj mjekeve qe thone te verteten dhe reklamen e radhes per mshtrimin e radhes.
Kryeminister fli rehat gjume ndersa Pandemia eshte jashte cdo kontrolli per shkak se ti si kryeministri me i paafte dhe me i kapur, qe eshte pare ndonje here e ke zhytur Shqiperine ne nje krize shendetesore te tmerrshme.
Kryeminister ti vazhdo fli gjume, por mbi ty rendojne qindra e qindra jete qytetaresh qe ti u privon sherbimin shendetesor me ç’organizimin tend dhe me parate qe ja heq mjeksise dhe ua jep inceneratoreve dhe oligarkeve.
Kryeminister jep doreheqjen, ik, largohu, zhduku dhe lutu qe te harrohesh si e keqja me e madhe qe ka pare ky vend ku ligesia dhe paaftesia jane bere bashke kaq fort vetem tek ty.
Nga DRITAN KOÇIAJ
Thirrje publike.
Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi.
Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.
Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.
Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.
Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.
Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.
Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.
Po kolapsohet sistemi.
Cdo jete vlen.
Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.
Dritan Kociaj mjek.