Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dy personave nën rrënojat e qytetit antik Pompei, i cili u shkatërrua nga shpërthimi vullkanik i Malit Vezuvius në vitin 79’ para erës sonë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Kulturës Italiane, Dario Franceschini, i cili theksoi se rrënojat e qytetit të lashtë Pompei janë një vend fantastik për studime dhe kërkime nga arkeologët.
Sipas arkeologëve, njëri prej personave të gjendur mendohet të jetë rreth moshës 30 deri në 40 vjeç, ndërsa tjetri 18 deri në 23 vjeç. Ata shprehen se shanset janë të larta që dy eshtrat e zbuluara kanë qenë njëri pronari dhe tjetri skllavi duke gjykuar nga mënyra e veshjes.
Pronari ishte i veshur me një mantelë pambuku të mbështjellur rreth qafës së tij ndërsa skllavi ishte i veshur me një bluzë dhe kishte një shtyllë kurrizore të dëmtuar e cila tregon që mund të jetë marrë me punë të rënda.
Të dy viktimat mendohen të jenë munduar të arratisen nga shpërthimi vullkanik në momentin e vdekjes.