Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Shkencëtarët sfidojnë natyrën, prodhojnë diamante në temperaturën e mjedisit

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shkencëtarët sfidojnë natyrën, prodhojnë diamante në temperaturën e mjedisit

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ka sfiduar natyrën duke prodhuar diamantë brenda disa minutash në një laborator në temperaturën e dhomës, një proces që normalisht kërkon miliarda vjet, një presion të madh dhe temperatura super të nxehta.

Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) dhe Universiteti RMIT, prodhoi 2 lloje diamanti: ai që përdoret zakonisht në prodhimin e unazave të fejesës apo martesës, dhe një lloj tjetër diamanti i quajtur Lonsdaleite, që gjendet në natyrë në vendet ku dikur janë përplasur meteorite si për shembull Kanioni Diablo në SHBA.

Një nga studiuesit kryesorë, profesoresha e ANU, Xhudi Bredbi, thotë se arritja e tyre tregon se edhe “Supermeni” mund të ketë përdorur një hile të ngjashme, kur e shndërronte qymyrin në diamant, pa përdorur fuqinë e tij për të prodhuar temperatura të larta.

“Diamantët natyrorë, formohen zakonisht gjatë miliarda viteve, rreth 150 kilometra të thellësi të Tokës, ku ka presione të larta, dhe temperatura mbi 1.000 gradë Celsius”- thotë Bredbi. Ekipi, përfshirë ish-studiuesin e PhD të ANU Tom Shiell, krijoi më herët diamantin Lonsdaleite po në laborator.

Ky zbulim i ri i papritur, tregon se Lonsdaleite dhe diamanti i zakonshëm, mund të prodhohen artificialisht në temperatura normale të dhomës, duke përdorur presione të larta – ekuivalente me 640 elefantë afrikanë mbi majën e një këpuce baleti.

“Ndryshimi i rëndësishëm, është mënyra se si ne e ushtrojmë këtë presion, dhe si presione shumë të larta, lejojnë që karboni të përjetojë një dukuri që quhet“qethje”- e cila është si një forcë gjarpëruese ose rrëshqitëse. Ne mendojmë se kjo bën që atomet e karbonit të lëvizin dhe të formojnë Lonsdaleite dhe diamantet e rregullta”-tha profesoreshës Bredbi.

Studiuesi bashkë-udhëheqës i studimit, profesor Dugall Mekulosh dhe ekipi i tij në RMIT, përdorën teknika të përparuara të mikroskopisë elektronike, për të kapur pjesëzat e ngurta dhe të paprekura nga mostrat eksperimentale, për të kuptuar se si u formuan dy llojet e diamanteve.

“Fotot që morën, na treguan se diamantët e rregullt formohen vetëm në mesin e këtyre venave të Lonsdaleite, nën këtë metodë të re të zhvilluar nga ekipi ynë ndërkombëtar“-thotë ai.“Të shohësh këta diamantë të krijuar në këtë mënyrë ishte thjesht fantastike, dhe në fakt na ndihmon të kuptojmë se si ato mund të formohen”, shton më tej ai.

Diamanti Lonsdaleite, i emërtuar kështu pas shkencëtares Ketlin Lonsdale, ka një strukturë të ndryshme kristali nga diamanti i rregullt. Ai parashikohet të jetë 58 për qind më i fortë. “Lonsdaleite, ka potencialin të përdoret për prerjen e materialeve super të ngurta në galeritë e minierave. Krijimi i sa më shumë nga këta lloj diamantësh të rrallë, por super të dobishëm, është synimi ynë afatgjatë”, thotë Bredbi.

Xingshuo Huang, është një studiuese e doktoraturës në ANU dhe punon në laboratorin e profesoreshë Bredbit. “Të qenit në gjendje për të prodhuar 2 lloje diamanti në temperaturën e dhomës ishte emocionuese, edhe për faktin se kjo gjë u arrit për herë të parë në laboratorin tonë”, tha ajo. Ekipi, që përfshiu Universitetin e Sidneit dhe Laboratorin Kombëtar në SHBA, i ka publikuar gjetjet e këtij studimi në revistën “Small”.

Burimi i lajmit: https://www.technologynetworks.com/analysis/news/scientsists-make-diamonds-at-room-temperature-in-minutes-343031

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: diamanteNatyrashkencëtarët

TË LIDHURA

Sa ujë duhet të pimë në ditë?
Kuriozitete

Sa ujë duhet të pimë në ditë?

21:26 | 30/06/2025
Sa gradë përballon zemra në vapë ekstreme?
Kuriozitete

Sa gradë përballon zemra në vapë ekstreme?

21:20 | 30/06/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së 'tradhton' Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Kryemadhi: Garoj për t'u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

"Ka planifikuar që të japë dorëheqjen", zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Heshtje në selinë blu, ‘Partizani’ i mbyll gojën Berishës para mediave
Politikë

Heshtje në selinë blu, ‘Partizani’ i mbyll gojën Berishës para mediave

by mirseda
12:52 | 01/07/2025
0

Ditën e hënë, kur nisi zyrtarisht gjyqi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën e privatizimit të ish-kompleksit...

Udhëtonte me motor, aksident në aksin Lushnje-Berat, një i plagosur

Aksident në Transballkanike: “Golfi” përplas këmbësoren, më pas goditet nga “Audi”

12:17 | 01/07/2025
Dy të arrestuar për vjedhje në Tiranë – Policia jep detaje

Dy të arrestuar për vjedhje në Tiranë – Policia jep detaje

12:14 | 01/07/2025
Babai i Leonard Dukës para GJKKO: Nuk njoh as Santiagon, as Ervis Martinajn

Babai i Leonard Dukës para GJKKO: Nuk njoh as Santiagon, as Ervis Martinajn

12:10 | 01/07/2025
Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”

Babai përdhunonte të bijën që nga mosha 5 vjeç, nëna: “Të kalbet në burg”

11:37 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com