Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit.

Ai rrëfen se gjatë 6 viteve ka dhënë kontributin e tij në strukturat e LSI-së së Laprakës, dhe se lëvizja e tij nuk ka ndodhur pa një shkak. Arapi sqaron se Njesia 11 Laprakë ka marrë rezultate të pa arritura më parë.

Por ai ndjehet i fyer kur kjo punë intesive thyhet perballë, asaj që ai e konsideron një arrogance të pakuptimtë.

Në komentin e tij, Gentian Arapi shpjegon se ka dhënë dorëheqjen, me bindjen se ajo që na bashkon është puna dhe mirënjohja minimale, e cila na motivon të ecim përpara.

Statusi

Me shume perkushtim dhe besim pergjate ketyre 6 viteve kam dhene kontributin tim ne strukturat e LSI se Laprakes.

Jam njohur me shume anetar te vjeter dhe te rinj qe ashtu sikur une kane dhene shpirtin ne ngritjen e ketyre strukturave dhe kane punuar pa interes krah meje duke me besuar per nje te ardhme me te mire te ketij komuniteti.

I jam Mirnjohes secilit prej jush per punen dhe vendosmerine qe keni treguar ne fushatat qe kemi bashkeudhehequr dhe ju falenderoj perzemersisht qe keni besuar tek Genti.

Ne te dy fushatat e zhvilluara,te dashur simpatizant,LSI-NJESIA 11 LAPRAKE,ka marre rezultate te paarritura me pare dhe secili prej nesh eshte i vetdijshem per punen e palodhur,angazhimin nate e dite dhe perkushtimin tone per te qene gjithmone te gatshem per te mbushur sheshe dhe salla per te dale ballehapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer qe mesa duket gjithe kjo pune dhe ky angazhim i painteres i imi personal,i familjareve te mi dhe i te gjithe njerezve qe me kane mbeshtetur,i secilit prej jush,thyhet perballe nje arrogance te pakuptimte.

Lexo edhe :   Dokumenti / LSI-ja kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull

Ashtu sic kam njoftuar edhe strukturat e mia me te aferta ju bej me dije se nga ky moment nuk do te jem me pjese e Levizjes Socialiste per Integrim dhe as Kryetar i LSI-NJESIA 11 LAPRAKE.

Jap doreheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon eshte puna dhe Mirnjohja minimale qe na motivon te ecim perpara dhe ajo qe na ndan jane Parimet mbi te cilat ngritet nje pune dhe realizohet nje kontribut dhe Mosmirnjohja.

Sigurisht qe si individ nuk jam rritur ne LSI,por kam njohur shume te rinj qe angazhimin e tyre te pare e kane besuar tek ne dhe per ju qe me njihni dhe keni degjuar per mua ju them se me keni perseri prane jush per cdo shqetesim apo gezim tuajin.

Mirnjohja dhe respekti im per ju te dashur simpatizant,per punen tuaj,perkushtimin dhe mbeshtetjen qe me keni dhene nder vite nuk do te zbehet asnjehere pasi ne fund ajo c’fare mbetet eshte Njeriu dhe jo ambicia per pushtet.

Me respekt Genti