Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka treguar se presidenti rus vuan nga kanceri, dhe këtë vit i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Duke iu referuar deklaratës së tij, presidenti 68 vjeçar është operuar në shkurt të këtij viti, shkruan Daily Mail.
Deklarata e Soloveit erdhi vetëm dy javë pasi i njëjti person foli për shëndetin e Putinit, duke thënë se presidenti rus vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Duke folur më në hollësi për shëndetin e Putinit, Solovei tha: “Njëri problem është i natyrës psiko-neurologjike, ndërsa tjetri është problem me kancerin. Nëse ndokush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme”.
“Diagnoza e dytë është shumë, shumë më e rrezikshme se diagnoza e parë, pasi Parkinson nuk kërcënon gjendjen fizike, por thjesht kufizon paraqitjet publike”.
Solovei, ish-zyrtar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se Vladimir Putin është duke planifikuar që të japë dorëheqje në janar të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi. Por kjo lëvizje e tij duket se është mirëmenduar, pasi në vendin e tij ka planifikuar të lë një pasardhëse të denjë. Pritet që në postin e tij të caktojë vajzën e tij, Katerina Tikhonova.