Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Të shmangim me çdo çmim mbylljen e përgjithshme”, Rama flet për studentët

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Me thirrjet “bojkoto mësimin online”, studentët vijojnë që të refuzojnë zhvillimin e mësimit larg auditoreve. Protesta e studentëve vijon në ditën e dytë të saj. Sipas studentëve, ky proces mund të vështirësohet për shkak të mungesës së kushteve në disa raste, pasi nuk është efektiv për degët praktike. Në lidhje me këtë vendim, kryeministri Rama deklaroi se është zgjedhur mësimi në distancë, për shkak se të rinjtë kanë një rol shumë të madh në transmetimin e sëmundjes. Sa i përket konvikteve, Rama tha se ata që nuk do të duan që të qëndrojnë më aty kur të hapen, do t’u rikthehen paratë.

“Kjo situatë është luftë dhe jo një situatë ku mund të aplikosh në afatgjatë, këto masa nuk vijnë si rezultat i dëshirës. Këto vijnë si rezultat i kurbës së numrave. Në të gjithë vendet që flasim, mësimi bëhet online.

Nuk kemi ndaluar mësimin, kemi thënë që do të bëhet në distancë për shkak se të rinjtë luajnë një rol shumë të madh negativ në transmetimin e infeksionit, për shkak se shumica e tyre janë asimptomatikë dhe për shkak se janë të pritur që të mos respektojnë me rigorozitet masat dhe marrin në qafë njerëzit më të rritur të familjes.

Natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë, nëse vijnë në konvikt ose do t’u kthehen një për një se nuk është hotel privat. Ajo që është e sigurt është që nuk po bëjmë asgjë të veçantë dhe asgjë befasuese nga ç’po bëjnë të tjerët.

Kjo është një histori ku të gjithë punojnë duke hedhur çdo ditë nga një hap. Askush nuk bën plane afatgjatë. Shikoni Francën. U bë çdo përpjekje për të shmangur këtë që ndodhi”.

Kryeministri u shpreh se duhet shmangur me çdo kusht një mbyllje e përgjithshme dhe e pjesshme.

“Duhet të shmangim me çdo çmim mbylljen e përgjithshme, apo qoftë edhe mbylljen e pjesshme të një zone. Çmimi nuk është aspak i lartë. Çmimi është të vëmë maskën. Një pjesë e kanë bërë maskën si shall. Të vemë maskën, të ruajmë distancën dhe të evitojmë vendet ku ka njerëz. Duket sikur nuk ndodh, por aty ndodh”, tha Rama.

Tags: mesimonlineramaStudentët

TË LIDHURA

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Next Post

Rënie e lehtë për euron, dollarin dhe frangën

Kush i fiton zgjedhjet në SHBA? Miliarda të shpenzuara, pjesëmarrje rekord

“Më the qenush, të them këlysh”, plas sherri në “Për’Puthen”







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com