Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

VIDEO/“Do na e heqësh këtë? O Lul shko fli gjumë”, përballja e fortë Rama-Basha

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
VIDEO/“Do na e heqësh këtë? O Lul shko fli gjumë”, përballja e fortë Rama-Basha

Kryedemokrati Basha bëri një ndërhyrje mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku pati një përballje me kryeministrin Rama. Pasi kreu i qeverisë publikoi një dokument që sipas tij tregon se Basha do të jepte me koncesion landfillin e Sharrës, ky i fundit u fut në një lidhje telefonike në studio, ku akuzoi Ramën se gënjen.

Basha u ndal tek inceneratorët e qeverisë Rama, dhe tha se miliona para kanë shkuar për një person të vetëm, i cili është gjithashtu me precedentë penalë dhe anëtar i bandës së Lushnjes. Por kryeministri nuk qëndroi në heshtje, ndërsa iu kthye kundërshtarit të tij duke i thënë që të flejë gjumë.

 

Edi Rama: Do na e heqësh këtë? O Lul fli, shko fli gjumë, shko fil, shko fli. Fli vlla.

Lulzim Basha: Mjafton të shikosh në internet dhe do të shikosh gjithë deklaratat për shtyp të miat dhe të IFC-së.

Edi Rama: Çfarë të shikosh?

Lulzim Basha: Do të shikosh kush e bllokoi dhe pse e bllokoi. Nuk doje që plehrat të trajtoheshin siç trajtohen në një vend normal.

Blendi Fevziu: Kryeministri ka sjellë një tabelë që tregon që kostoja e plehrave në vende të tjera është më e lartë se në Shqipëri.

Lulzim Basha: Pse futesh në gjëra të tilla. Thelbi këtu është që 75 milionë Euro të shqiptarëve janë dhënë një pronari të tre inceneratorëve të matjes së plehrave…

Edi Rama: Ça janë këto, fakte?

Lulzim Basha: Që janë me lekët e shqiptarëve, të cilat janë regjistruar në parajsa fiskale. Kush janë pronarët?

Blendi Fevziu: Me të vërtetë, kush janë pronarët?

Lulzim Basha: E ka bërë ajo zonja aty, e ka bërë BIRN zoti Fevziu që është rrjeti i gazetarëve investigativë i financuar nga SHBA-ja dhe BE-ja. E ka bërë hetimin, por nuk e lë zonjën të flasë prandaj i vërsulet ashtu…

Blendi Fevziu: E kam pas shpinës sime, investigimin e BIRN.

Lulzim Basha: Hetimi ka treguar se këto para…

Edi Rama: (I drejtohet Fevziut) Mbaroje pra tashi…

Lulzim Basha: Janë gllabëruar nga krimi i organizuar në bashkëpunim me qeverinë e cila në një ditë ka paguar 14 mln Euro. Më lejo të them dhe diçka tjetër.

Edi Rama: Fjalime do të mbajë tani?

Lulzim Basha: Sot keni lejuar atë shfaqje të turpshme se nuk e kuptoj se si mund të çohet njeriu që drejton qeverinë dhe t’i vërsulet gazetarëve duke thyer edhe distancimin social…

Blendi Fevziu: Çfarë të bëj të zihem me grushta?

Lulzim Basha: Minimumi duhet t’i thuash aq se mund të kesh Covid dhe t’ia ngjisësh Bert Rakipllarit…

Blendi Fevziu: Ia thashë nja 4 herë. Të lutem tani cito tamam dhe ti.

Robert Rakipllari: E mbroj vetë veten. Mos na e qaj hallin.

Edi Rama: E ka hallin me ty.

Lulzim Basha: Sot kjo shfaqje e shëmtuar, konfirmon hajdutërinë e kësaj afere, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të sëpari qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e të zezave është që këto miliona euro i mungojnë shqiptarëve në këto ditë, mbi 600 mijë pensionistëve që ky u thotë vini maskën se do të të gjobis…

Blendi Fevziu: Nuk m’i cakton dot ti temat që flas unë.

Lulzim Basha: Nuk t’i caktoj unë temat, unë të jap deklaratën…

Blendi Fevziu: Çfarë deklarate?

Edi Rama: O Fevzi?

Lulzim Basha: Mjekëve që u ka premtuar 1000 Euro dhe infermierëve 500 Euro.

Blendi Fevziu: Basha këtu hyjmë në një diskutim tjetër. Basha se kjo është deklaratë për shtyp, ishte vetëm për inceneratorët përgjigja. Ke përgjigje?

Edi Rama: Lul fli vëlla, fli. Fli Lul, fli gjumë, gjumë të ëmbël. Fevzi na e hiq tani të flejë të vijojmë bisedën këtu ose të iki unë.

Blendi Fevziu: Ai është njeriu që do t’ju sfidojë në zgjedhje.

Edi Rama: Lë të më sfidojë në zgjedhje, le të flejë gjumë tani se i bën keq kur rri zgjuar. S’e di pse ka qëndruar zgjuar tani se ai zakonisht fle gjumë. Fli Lul, fli. Lëre. Mbylle tani mos na e banalizo tani se do iki fare. Mbylle mos na bëj sherr kot tani. Na fut këta tani. Ik tani Lul fli gjumë. Lul fli. Fli zemër, fli artist. Fli.

Tags: bashaopinionrama

TË LIDHURA

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Next Post
Patozi kujton Enver Hoxhën dhe ‘thumbon’ Metën: Ruhu nga ndonjë dekoratë qorre

Patozi kujton Enver Hoxhën dhe ‘thumbon’ Metën: Ruhu nga ndonjë dekoratë qorre

Atentati ndaj Shefit të Policisë, policia flet për të tjerë të implikuar

Atentati ndaj Shefit të Policisë, policia flet për të tjerë të implikuar

Përmbyset makina në rrugën kryesore, tre të plagosur

Sherr mes fqinjëve, 30-vjeçari plagos me sende të forta të riun







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

by mirseda
21:28 | 17/03/2026
0

Me fjalët e Profetit Muhamed, Presidenti Bajram Begaj mblodhi bashkë në tryezën e iftarit gazetarë dhe punonjës...

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

21:20 | 17/03/2026
Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com