Një konflikt i çastit mes fqinjëve ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës. Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale F.P, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me sende të forta 26-vjeçarin me iniciale J.P. Mbi 30-vjeçarin rëndon akuza e “plagosjes së rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 30 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit J. P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje”.