Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka deklaruar se rritja e pagës së mjekëve dhe infermierëve do të bëhet në masën 40%.
E ftuar në emisionin “Open”, Denaj tha se kjo do të kalojë me vendim qeverie brenda këtij muaji. Sa i përket pretendimeve se disa mjekë nuk kanë marrë shpërblimin për luftën me koronavirusin, Denaj theksoi se mund të ketë pasur vetëm disa raste individuale.
“60 milion dollarë do të jetë rritja dhe kjo do jetë për të gjithë vitet. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do kalojë me Vendim Qeverie brenda muajit shtator. Pagat e mjekëve janë zëri më i rëndësishëm. Ne po flasim për një rritje të dytë të rëndësishme, mbas rritjes 21% të bërë para disa vitesh.
Vendimet e qeverisë për bonusin e janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Nëse ka një denoncim që nuk është dhënë pagesa për një mjek, thesari duhet të lëvizë. Nuk është çështje e përgjithshme, por raste individuale”, tha ajo.