Universiteti i Karolinës ka dalë në përfundimin se të mbijetuarit e etheve tropikale, rrezikohen shumë pak prej koronavirusit.
Sipas këtij studimi, antitrupat që krijohen pas kalimit të etheve tropikale (ose siç njihet Dengue Fever, sëmundja që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave), janë shumë efikase dhe mbrojnë organizmin, duke parandaluar infeksionin deri në neutralizimin e virusit të ri.
Kjo pasi ky virus ka disa shenja të ngjashme me ato të COVID-19, edhe pse vijnë nga familje krejtësisht të ndryshme.
Studimi mori shkas nga analiza e situatës në Brazil, ku siç dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve është shumë i lartë. Rezultatet e tij i ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters.
Autori kryesor, Miguel Nicolelis, profesori i shquar i neuroshkencës, në departamentin e mjekësisë të këtij Universiteti, tha se për këtë hulumtim, ekipi krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat në 2019 dhe 2020.