Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një shëtitje në boshllëk

Nga: Mero Baze

Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilat duhet të ndahen mandatet, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.

Në kushtet kur Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal dhe jo kombëtar, kriteri i pragut kombëtar deformon sistemin dhe krijon disa probleme serioze.

Problemi më serioz është se kjo shkatërron partitë e reja dhe partitë që kanë elektorat krahinor, komunitete etnike dhe historike.

Fjala vjen, Partia e të Drejtave të Njeriut ka elektorat në dy ose tre qarqe, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Madje në asnjë prej këtyre qarqeve ajo nuk ka ende prova, që ka mandat sa për një deputet.

Nëse asaj i vendos prag kombëtar 3 për qind, ajo nuk hyn kurrë në Parlament. Njësoj mund të thuhet për partinë e komunitetit çam, e cila po ashtu është e shpërndarë në dy ose tre qarqe.

Ky është problemi i parë që ka të bëjë me identitetet politike, bazuar tek origjina etnike apo historike.

Problemi i dytë ka të bëjë me partitë e reja. Një parti e re që do të hyjë në zgjedhje, jo doemos është një parti kombëtare. Ajo mund të jetë e suksesshme në Tiranë, apo në Vlorë dhe Shkodër, dhe mund të kapë në këto qarqe vota të mjaftueshme për një deputet, por ajo penalizohet me këtë prag, nëse nuk arrin të marrë 70 mijë vota në gjithë Shqipërinë.

Ky është diskriminim i qëllimshëm dhe lë në lojë vetëm dy aktorët e vjetër të politikës shqiptare. Në kushtet kur Rama thuajse nuk ka aleatë të vegjël rrotull vetes, ky prag favorizon Lulzim Bashën, pasi detyron çdo parti të vogël opozitare të shkojë me të dhe të kërkojë strehë tek lista e tij. Nëse është pazar i PS për Bashën, është i dëmshëm dhe për demokracinë, por dhe për PS.

Problemi i tretë është kandidati i pavarur, që mund të paraqitet në zgjedhje. Ai mund të konkurrojë vetëm në një qark dhe nuk është e qartë se si do të mund të konkurrojë ai në 12 qarqe, që të marrë mbi 70 mijë vota. Nëse ai i merr teorikisht 70 mijë vota në një qark ku konkurron, ai duhet të marrë 6 deputetë, por në fakt është vetëm një kandidat.

Problemi i katërt, por më i rëndi për nga diskriminimi, është se funksionojnë dy pragje, ai rajonal dhe kombëtar. Dhe të dyja pragjet janë vetëm diskriminuse ndaj subjektit, dhe jo kompensuese.

Në Kodin aktual ekziston pragu 3 për qind për një zonë zgjedhore, pra për një qark, kur një parti garon e vetme dhe 5 për qind kur garon në koalicion.

Qarku i Tiranës e ka gati baraz pragun kombëtar me atë lokal. Kjo bëri që Ben Blushi apo Shpëtim Idrizi më 2017 të merrnin vota për një deputet në Tiranë, por të digjeshin nga pragu lokal. Kjo ka kuptim.

Por nëse do të shtosh dhe pragun kombëtar, ky diskriminim thellohet, pasi fjala vjen, Patozi apo Murrizi, mund të marrin në rast suksesi teorik, secili nga dy deputetë në Tiranë, ata mund të digjen nëse nuk marrin 3 për qind në gjithë Shqipërinë.

Në këto kushte kur përdoret pragu kombëtar, duhet të ketë korrektim propocional kombëtar, që nënkupton të kundërtën, që ty të llogaritet çdo votë që ke marrë në gjithë Shqipërinë dhe të të konvertohet në mandat.

Kështu ka kuptim të ketë prag kombëtar, kur i njeh votat në gjithë vendin. Por në këtë mënyrë si është propozuar, i bie që ligji të të djegë çdo votë që ke marrë në qarqet që nuk bën vota për një deputet dhe nga ana tjetër të ta heqë dhe atë deputet që ke, nëse s’ke kapur pragun kombëtar.

Ky është një diskriminim i dyfishtë, i cili ose duhet hequr, siç është premtuar në fillim të bisedimeve, ose duhet kompensuar me korrektim kombëtar të mandateve.

Tags: bashaben blushiKodi Zgjedhormero bazePSramashqiperi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T

Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T

E kishte porosi nga vëllai që t’i ruante nderin, si ndodhi masakra në Paskuqan

Durrës: I penduar për vrasjen e 33-vjeçarit, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit të burgut

Ngjarje e rëndë në Itali, vriten me thikë arbitri bashkë me bashkëshorten

Ngjarje e rëndë në Itali, vriten me thikë arbitri bashkë me bashkëshorten

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

by mirseda
19:46 | 07/07/2025
0

Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama disa pyetje...

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes

18:38 | 07/07/2025
“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

“Ata u përpoqën, por dështuan”/ Presidenti i Iranit: Izraeli tentoi të më eliminonte

18:29 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com