Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi.
Sipas mediave libaneze, Lleshaj i ka kërkuar ndihmë Libanit lidhur me shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e refugjatëve në Siri.
Vizita e ministrit Lleshaj në Liban vjen pak pas protestave të zhvilluara në Tiranë dhe apeleve të shumta të familjarëve për të kthyer të afrimit që ndodhen në kamp.
Në kampin e kontrolluar nga kurdët nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Qeveria shqiptare po tenton që të ndjekë të njëjtën rrugë si me Alvin Berishën, për t’i nxjerrë nga kampi.