E hënë, 26 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Nuk ua kanë fajin listat e hapura, por koalicionet e mbyllura

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

“Situata e pandemisë është ashpërsuar”, Merkel lëshon ultimatumin e fundit

Gjermania ka shënuar sërish rritje masive të infektimeve. Në video-mesazhin javor, kancelarja Merkel kërkoi nga qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale,...

“Nga jetesa në Zvicër, tek flirti me djalin që shpenzon 10 mijë euro nata”

Shqipe Hysenaj është vajza e cila ka marrë shumë vemendje në emisionin “Përputhen” dhe në rrjetet sociale, për shkak të sjelljes së saj. 28-vjeçarja...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

Dhunuan vajzën pasi u lidh me serbin, Franca dëbon familjen myslimane boshnjake

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për...

Nga Alfred Peza

Nëse hapja e listave të kandidatëve për deputetë do të ishte vërtetë shqetësimi real i opozitës së rrugës, në përpjestim me zhurmën e jashtëzakonshme që po bëjnë publikisht për to, minimumi që do të kishte bërë do të ishte paraqitja e një drafti. Krahas porpozimit që ka paraqitur deri më sot vetëm PS, edhe përfaqësuesit e PD dhe LSI duhej të kishin dorëzuar në tryezën e Këshillit Politik, një propozim konkret.

Mosparaqitja e asnjë ideje, drafti, alternative nga ana e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, është tipike në stilin e opozitës sonë. E cila ulëret se nuk është dakord me formulën e propozuar nga PS, por nuk thotë asnjë fjalë sesi do të ishte sipas saj, mënyra më e mirë për të garantuar hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Opozitarët tanë kanë 7-8 vjet që thonë për gjithçka se janë kundër mënyrës sesi qeverisin socialistët, por pa paraqitur në asnjë rast asnjëherë, asnjë ide, program, platformë, projekt apo propozim alternativ.

Kjo do të thotë: Ose kemi përballë një opozitë totalisht të paaftë. Pa ide. Pa vizion. Pa mendim. Pa ekspertizë. Pa asnjë mendim politik. Ose, kemi përballë një opozitë diabolike. E cila brenda vetes është dakord me propozimin e PS për hapjen me 100% të listave, por nuk ka guximin politik që të dali e të pranojë: Po. Jemi dakord me propozimin e mazhorancës!

Në një intervistë ku më e gjatë ishte pyetja e drejtuesit të emisionit sesa përgjigja e tij, e vetmja gjë që ka thënë deri tani Lulzim Basha për këtë çështje, është: “Jemi për hapjen 100% të listave sipas rendit alfabetik”. Por pa ofruar asnjë shpjegim për mekanizmin që do garantojë ruajtjen e balancave gjinore të përfaqësimit në Parlamentin e ri. Formulën e përllogaritjes së mandateve fituese. Modelin e fletëve të votimit. Modelet e vendeve të tjera demokratike europiane që e aplikojnë këtë skemë, etj.

Mospasja e një drafti të shkruar, është një problem më i thellë i brendshëm, i “Opozitës së Bashkuar”. Fatmir Mediu e pranon se opozita nuk e ka një propozim të vetin për hapjen e listave. Nëse do hartohet në ditët në vijim, Kryetari i PR thotë se ai duhet të diskutohet, brenda vetë opozitës fillimisht. Çka tregon, se jemi larg një propozimi zyrtar për tryezën e Këshillit Politik, nga ana e PD dhe LSI. Ndaj e gjitha çfarë flitet deri tani, është thjeshtë një zhurmë opozitare sa për zhurmë dhe jo një përpjekje reale, për gjetjen e një zgjidhje të pretenduar.

Po pse Lulzim Basha nga njëra anë thotë se kërkon hapjen e listave, e nga ana tjetër, nuk e dorëzon zyrtarisht me shkrim këtë propozim? Përgjigja vjen nga vetë aleatët e tij më të vegjël. Problemi më i madh që ka sot PD dhe LSI me ta, është mungesa e një formule opozitare, për daljen me koalicione. Pra, ndërkohë që zhurma bëhet për listat e hapura, problemi real janë koalicionet e mbyllura. PD po bën plan më vete për koalicionin. LSI më vete. Ndaj partitë e vogla, ndodhen në morsën e pasigurisë, mes tyre.

Të gjithë kryetarët e partive të “Opozitës së Bashkuar”, në ligjërimin publik e thonë me fjalë se qëllimi i vetëm që kanë, është rrëzimi i PS dhe Edi Ramës nga pushteti. Por, në praktikë u mungon një platformë e përbashkët opozitare, për qeverisjen e nesërme. Çka vërteton projektet për koalicionet e mbyllura.

Kjo do të thotë:

E para, ata e kuptojnë se nuk e ndalojnë dot mazhorancën të fitojë edhe një mandat të tretë qeverisës.

E dyta, në këto kushte halli i karrierës së tyre personale dhe i partive që përfaqësojnë, prevalon mbi ambicjen e shpallur elektorale, të të gjithë opozitës.

Kjo i shtyn që të mos e kenë hallin tek fitorja e pamundur në zgjedhjet e pranverës, por tek evitimi i humbjes së të ardhmes së tyre politike.

Ndaj, siç mund të kuptohet fare qartësisht, për të gjitha problematikat e tyre të brendshme, nuk ua ka fajin as PS, as mazhoranca e saj, as Edi Rama dhe qeveria e tij. Madje, nuk ua kanë fajin as listat e hapura. Por mendjet e tyre prej liderësh të vegjël dhe intrigat që po thurin me koalicionet e mbyllura.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe, pritet reagimi i Greqisë

Turqia ka njoftuar se të zgjasë misionin kërkues të anijes së saj “Oruc Reis” në zonën e shumë kontestuar në Mesdheut lindor deri në...

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për një armëpushim të ri

Një armëpushim humanitar do të hyjë në fuqi të hënën në mëngjes në luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, tha të dielën një...

Sulltan Edi Rama dhe nënshtetasit e pabindur të tij

Nga Arlind Qori Edi Rama ka një vit që hesht përballë urisë dhe rezistencës së naftëtarëve. Ditët e fundit, si i yshtur nga forca të...

Humbja kundër Realit, i shkakton pasoja të rënda Barçës, humb lojtarin kryesor

Humbja në shtëpi ndaj Realit të Madridit ka shkaktuar pasoja të rënda tek ekipi i Barcelonës. Klubi katalanas bëri të ditur, se futbollisti brazilain, Filip...

Mitsotakis: E drejta e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje nuk diskutohet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e...