Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar se pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë duhet të plotësojnë dy kërkesa që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet.
Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka kërkuar që çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale.
Kërkesa e dytë lidhet me formularët e vetëdeklarimit.
Në njoftim thuhet se pasagjerët duhet të kenë dy kopje të formularit të cilin duhet ta kenë plotësuar paraprakisht.
Bëhet me dije se njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (të pranimit të biletës) dhe kopja tjetër duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.