Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zoran Zaev i dorëzon parlamentit emrat e kandidatëve për ministra

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zoran Zaev i dorëzon parlamentit emrat e kandidatëve për ministra

Mandatari për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ia dorëzoi sot parlamentit projekt-programin e punës së kabinetit të pritshëm dhe emrat e kandidatëve për ministra.

Zaev tha se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar ndaj përmirësimit të jetesës së qytetarëve, luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe premtoi një kabinet efikas e të përgjegjshëm.

Mandatari Zoran Zaev, i shoqëruar nga nëntëmbëdhjetë kandidatë për ministra i dorëzoi parlamentit listën e emrave të anëtarëve të kabinetit të ardhshëm qeveritar dhe programin e punës për periudhën katër vjeçare.

Shumë nga kandidatët për postin e ministrave janë emra të njohur dhe kanë ushtruar detyra në pushtetin ekzekutiv gjatë mandatit të kaluar. Ata janë zyrtarë të lartë të Lidhjes Social Demokrate apo të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Zoti Zaev, duke folur në një konferencë shtypi tha se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij zotohen se do të çojnë proceset përpara.

“Le ta bëjmë së bashku çdo vendbanim të këtij shteti një ambient më të mirë për jetesë”, tha ai, ndërsa theksoi se programi i veprimtarisë së qeverisë pasqyron përkushtimin e të gjitha partive politike që bëjnë pjesë në koalicion për luftë të pakompromis kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Qytetarët e Maqedonisë do të kenë një qeveri të qëndrueshme, efikase dhe të përgjegjshme, e cila do të garantojë vazhdimësi të zbatimit të përparësive strategjike”, tha zoti Zaev duke përmendur anëtarësimin në NATO, synimet drejt bashkimit Evropian, marrëdhëniet e mira më fqinjët dhe ato ndëretnike, ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit dhe një energji të re e vendosmëri për një dinamikë të re ekonomike, arsim modern, shtet më efektiv të së drejtës e institucione të fuqishme.

Zoti Zaev premtoi pastrimin në themel, siç u shpreh, të sistemit gjyqësor dhe kontrollin e burimit të parave dhe pronës të të gjithë funksionarëve shtetërorë.

Zaev pret nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi që t’u japë kohë të mjaftueshme deputetëve për t’u njohur me programin dhe me biografinë e kandidatëve për ministra.

Ai pret një debat cilësor në parlament dhe mbështetjen e shumicës së re parlamentare që qeveria e re nga java e ardhshme të fillojë punë për realizimin e programit.

Ndërkohë Izet Mexhiti i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili është deputet ka bërë të qartë se do ta votojë qeverinë edhe përkundër vërejtjeve që ka për një pjesë të ekzekutivit:

Shumica e re përbëhet nga 62 ligjvënës nga 120 vende në parlament. Qeveria miratohet me 61 vota. Mandatari Zoran Zaev e quan këtë një shumicë të qëndrueshme përkundër vlerësimeve ndryshe të analistëve dhe ekspertëve.

Sipas pritshmërive, parlamenti mund të mblidhet në fundjavë për të diskutuar dhe votuar kabinetin qeveritar të zotit Zoran Zaev, shkruan “Voa”.

Tags: kandidateParlamentZoran zaev

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Limuzina më e shpejtë në botë del në shitje

Limuzina më e shpejtë në botë del në shitje

“Më shumë se kurrë kemi nevojë për veprën e Nënë Terezës”

“Më shumë se kurrë kemi nevojë për veprën e Nënë Terezës”

Me gati 43 orë në javë, shqiptarët ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë

Me gati 43 orë në javë, shqiptarët ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

by mirseda
13:40 | 15/07/2025
0

Dhërmi- Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë gjatë pushimeve, në Shqipëri. Anid Hoxha nga Rahoveci ka...

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

12:49 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com