E shtunë, 21 Nëntor, 2020
14 C
Tirana

Kosova dhe Serbia diskutojnë të enjten në Bruksel për çështje ekonomike

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha të mërkurën se në takimin e së enjtes në Bruksel ndërmjet grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit ekonomik.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi takimin e 27 gushtit në Bruksel në nivel të ekspertëve.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se në takimin e së enjtes në Bruksel do të diskutohet për fazën përfundimtare drejt njohjes së ndërsjellë.

“Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha kryeministri Hoti.

Bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve pritet të mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Pikëpamja e ekspertëve të ekonomisë

Zyrtarë amerikanë në disa raste kanë theksuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të përqendrohet në çështjet ekonomike ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa cështjet politike do të jenë në duar të evropianëve.

Në Kosovë ekspertë të ekonomisë thonë se përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike mundëson krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik dhe politik në rajon.

Berat Rukiqi nda Oda Ekonomike e Kosovës thotë se një gjë e tillë është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja në vend e rajon.

“Një ndër arsyet të themi të mos investimeve në shkallën që presim ose do të duhej të ishte në Kosovë, është edhe kjo paqartësia e relacioneve politike në me vende të caktuara të rajonit, sidomos me Serbinë por edhe me Bosnjën në anën tjetër”, thotë ai.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane beson se në Washington do të largohen të gjitha problemet politike që përkthehen në probleme ekonomike.

“Përmirësimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve, qarkullimit të mallërave, shërbimeve dhe kapitalit e pastaj palët nëse arrijnë një marrëveshje të tillë natyrisht që do të përfitonin edhe atë që është premtuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara e që është financimi i projekteve qoftë individuale të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, qoftë projekteve të përbashkëta ndërshtetërore”, thotë ai.

Ata thonë se projekte të tilla janë në funksion edhe të rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës nga pasojat e pandemisë COVID-19, ndërkaq përfshirjen e Shteteve të Bashkuara e shohin si një lloj garancie për zbatim të cfarëdo marrëveshjeje që mund të arrihet.

“Ne e shohim këtë proces të bashkëpunimit rajonal edhe të kësaj klimës më të mirë për investime që duhet të krijohet edhe si nevojë për t’i adresuar problemet që i ka shkaktuar pandemia. Ne si institucion kemi propozuar projekte të bashkëpunimit rajonal si lidhje të rëndësishme me porte apo hekurudha apo rrugë të rëndësishme ndërkombëtare si një shtyllë e rëndësishme e rimëkëmbjes ekonomike”, thotë zoti Rukiqi.

Lexo edhe :   Rama: Kurrë s’mund ta përdor Kosovën për të dëmtuar Bashën
Lexo edhe :   Rama: Kurrë s’mund ta përdor Kosovën për të dëmtuar Bashën

“Jo vetëm përfshirja e Shteteve të Bashkuara por edhe vet lokacioni në të cilin synohet të arrihen këto marrëveshje mendoj se do ta rrisë nivelin e seriozitetit dhe përfundimisht do të bëj që palët të qëndrojnë prapa zotimeve të tyre. Po flasim për një institucion si Shtëpia e Bardhë ku megjithatë ajo cfarë palët do të japin si zotim formal besoj që do të ketë rëndësinë për zbatimin e tyre në të ardhmen. Kjo pa e zvogëluar rëndësinë e selisë së Bashkimit Evropian që është Brukseli”, thotë zoti Zeka.

Përfaqësimi në delegacionin për bisedimet me Serbinë
Kryeministri Hoti tha se qeveria është duke bërë përgatitjet dhe ekipin për takimin në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ky takim është i rëndësisë së lartë shtetërore ndërsa bëri thirrje për përfshirjen e të gjitha subjekteve politike në delegacionin e Kosovës për këto bisedime.

“Është një takim që ne e kemi pritur tash e sa kohë. Unë sot kam dërguar letra edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas edhe në takimin e ardhshëm të paraparë për në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha kryeministri Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi ndërkaq letrën e dërguar nga kryeministri Avdullah Hoti për të marrë pjesë në takimin e katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruskel.

Nëpërmjet një reagimi, kjo lëvizje tha se nuk do të marrë pjesë në këto takime ndërsa e quajti qeverinë si jolegjitime dhe jolegale.

“Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E drejta e jetës dhe aborti, vendim shumë i debatueshëm

Nga: Xhezair Zaganjori Muajin që lamë pas, konkretisht më 22 tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Polonisë dha një vendim shumë të debatueshëm lidhur me rregullimet...

Rama jep njoftimin e rëndësishëm, çfarë pritet të ndodhë në orën 18:00

Sikundër e paralajmëroi një ditë më parë se do të flasë lidhur me akuzat e lëshuara nga ana e PD-së për viktimat e pandemisë,...

Kur u ekzekutua Xhon Kenedi, vrasja e presidentit nuk ishte një krim federal

Kanë kaluar 57 vite që kur presidenti amerikan Xhon Kenedi u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Autori ishte Li Harvi Osvald, që...

Theu karantinën, tentoi të futej në Shqipëri. Çfarë i ndodhi në pikën kufitare

Një shtetase nga Kosova e cila ka rezultuar e infektuar me COVID-19, është arrestuar nga policia, pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të...

Infektohet politikani dhe biznesmeni i njohur bashkë me bashkëshorten e tij

Koço Kokëdhima së bashku me bashkëshorten Brixhida Kokëdhima, janë infektuar me Covid-19. Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka mësuar rezultatet e tamponit të fundit dhe...