“Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë” e dëmtuar nga protesta e opozitës një vit më parë, e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë dhe e dhuruar nga autori Carsten Holler, është rivendosur përsëri në vendin që ishte.
Në postimin e tij të radhës, kreu i qeverisë ka thumbuar mbështetësit e opozitës, të cilët e rrëzuan gjatë protestave të 2019.
Pas dështimit të policisë për ta mbrojtur atë me shkopa gome dhe gaz lotësjellës, Rama gjeti një mënyrë për ta rivendosur sërish atë.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.