E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

Pandemia/ Nuk ndalen vdekjet, humb jetën një tjetër pacient në Spitalin Infektiv

Një 74-vjeçar i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv, nuk ia ka dalë dot mbanë me betejën me COVID-19. I moshuari prej ditësh ishte shtruar në spital, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

I moshuari kishte disa ditë që ishte në terapi intensive, dhe gjendja e tij ishte rënduar. Po ashtu burimet bëjnë me dije se ai ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

74-vjeçari bëhet viktima e 129 nga COVID-19, por ende Ministria e Shëndetësisë nuk ka një njoftim zyrtar për vdekjen e tij.

Dita e djeshme shënoi edhe numrin më të lartë të vdekjeve ditore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 persona e kishin humbur betejën me COVID-19.

“Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID-1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID-2”.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...