Sali Berisha nuk ndalet me publikimin e denoncimeve nga ana e qytetarëve të ndryshëm.
Në postimin e radhës, i ashtuquajturi qytetari digjital denoncon mos bërjen publike të rasteve të shumta të pacientëve dhe të bluzave të bardha në Korcë, të cilët rezultojnë të infektuar me koronavirus.
Ish-kryeministri e ka cilësuar spitalin e Korçës, si bombën e fundit biologjike të COVID-19. Sakaq, qytetari shprehet se 70% e spitalit të Korçës janë të infektuar, duke iu referuar infermierëve, doktorëve e pacientëve.
Statusi
Spitali i Korçes, bomba e fundit biologjike e Covid19 !
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Z.BERISHA 70% e spitalit korce jan te infektuar me covid infermiere e doktore dhe paciente qe ven te urgjenca. kta genjejn qe thone jane 3 ose 4. shihe neser se sa do dalin pozitiv doktore dhe infermiere.