E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Mos ma fëlliq fytyrën

Nga: Denis Dyrnjaja

Kjo makinë, një Audi RS8 me një vlerë mbi 200 mijë euro ka qenë e parkuar dhe raportohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte e parkuar në Vlorë.

Pronari i saj është një shtetas nga Maqedonia e Veriut, me banim në Gjermani, që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Sipas të dhënave të para, nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë ose me ndonjë shqiptar, përveç faktit se kishte ardhur për pushime.

Nuk ka patur asnjë zënkë apo konflikt me askënd gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Vlorë për pushime. Dhe në rrjedhojë të këtyre të dhënave, dhe kur sheh këtë dëm kolosal dhe të pakuptimtë, të vjen menjëherë në mendje pyetja retorike: a bëhemi ne dot njerëz?!

Si mundet të bëjë mendja njerëzore marrëzi të tilla?! Dëmi në këtë rast nuk është sa i vetë kësaj makine 200 mijë Euro, se ajo është e siguruar dhe dëmshpërblehet, por është shumëfish, nuk e ekzagjeroj të them edhe miliarda euro.

Në kohën e një pandemie dhe tronditjeje e krize të thellë e të gjithanshme, goditet një turist i huaj me një akt terrorist në zemër të qytetit simbol të turizmit shqiptar, në jug të vendit, në Vlorë.

Nëse ky lajm do publikohej në median gjermane me titullin: Ja çfarë të ndodh në Shqipëri nëse shkon për turizëm…dëmi në imazh për atë përpjekje shumë vjeçare për të krijuar idenë e Shqipërisë turistike e mikpritjes së famshme në këtë vend, shuhet porsi një kala rëre në det.

Tani nuk vlen më edhe sikur t’i dhurosh këtij turisti nga Maqedonia e Veriut, jo një tufë me lule, por edhe një makinë si ajo që kishte për ta rikthyer për pushime në këtë vend, ku mendjet e errëta ushqehen dhe jetojnë me terror.

Lexo edhe :   Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi
Lexo edhe :   Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Më minimalja në këtë histori sa të rëndë, e sa diskredituese dhe turpshme është gjetja me urgjencë e autorëve të këtij krimi të shëmtuar terrorist, si një përgjigje minimale ndaj kësaj rrumpalle që nuk mbulohet më me tufa lulesh për çdo skandal që iu bëjmë ne atyre që zgjedhin këtë tokë e ketë vend për të pushuar. Barbaria nuk është mikpritje!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...