Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga Prishtina në Tiranë, a ka rënë ndikimi amerikan

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
As hapje as mbyllje, hapje e sigurtë

Nga: Ervis Iljazaj

Për nga historia, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara, kanë qenë ndoshta marrëdhëniet më me fat dhe të pa diskutueshme për ne. Në këtë kuptim, fjala e amerikanëve në botën shqiptare ka qenë një fjalë e padiskutueshme, ose më së paku, fjala diplomatike që ka patur më shumë ndikim se asnjë zë tjetër.

Mirëpo, a kanë më të njëjtin ndikim amerikanët në Prishtinë dhe Tiranë?

Dy raste tregojnë se ky ndikim nuk ka qene ashtu sikurse mendohej prej kohësh, i padiskutueshëm. E para në rastin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri. Dhe e dyta, rasti i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë që u ndërpre në mes për një moment të dytë.

Si asnjehërë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është angazhuar kaq shumë dhe me insistim në procesin zgjedhor në Shqipëri. Për turpin e politikës dhe shtetit shqiptar, palët politike pothuasje me forcë u detyruan të firmosnin marrëveshjen e reformës zgjedhore, e cila përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Edhe pas 30 vitesh, politika shqiptare nuk arrin dot të bëjë një reformë të thjeshë për rregullat  e lojës pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Por, e reja kësaj here ishte pikërisht angazhimi i Ambasadores Yuri Kim në reformën zgjedhore, gjë e cila nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Ne jemi mësuar që më reformën zgjedhore të merret Bashkimi Europian apo OSBE, dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kjo është një shenjë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme ambasadës në ‘’ Rrugën e Elbasanit’’  i intereson rregullsia e procesit dhe jo fituesi. Aq e vërtetë është kjo, sa që negociatat për reformën zgjedhore u bënë në ‘’ tokë’’ amerikane.

Nëse në zgjedhjet e 2017-s Ambasada Amerikane qartësisht kishte të preferuar Partinë Socialiste, pasi ishte e vetmja forcë që mori përsipër zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zgjedhjet e ardhshme janë fare të painteresuar për fituesin. Duke qenë se Reforma në Drejtësi, mirë apo keq ka marrë rrugën e saj, e vetmja gjë  i intreson tashmë ëshë procesi. Ndryshe nuk shpjegohet angazhimi i fortë i Zonjës Kim për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Mirëpo, edhe pse ky angazhim publik i madh, mazhoranca ka marrë iniciativën për të ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, duke berë ndryshime kushtetutese të njëanshme. Megjithëse Ambasadorja Kim ka përshendetur fort marrëveshjen dhe ka kërkuar që ajo të votohej pa ndryshime, mazhoranca ka insistuar me ndryshimet kushtetuese në parlament. Asnjëherë më parë një marrëveshje e bekuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë nuk është prishur në këtë mënyrë, shenjë kjo, që fjala e saj me sa duket nuk përbën  më rëndësinë që ka patur për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. A do të mundet kjo mahzorancë ta prish këtë marrëveshje amerikane, kjo mbetet për tu parë.

E njëjta hsitori ka ndodhur në Kosovë, ku bisedimet midis saj dhe Serbise ishin përgatitur për tu mbajtur në Shtëpinë e Bardhë u ndëprenë në mes. Edhe pse ky rast është më i komplikuar, përsëri tregon se agjenda amerikane atje nuk u zhvillua.

Është ende e paqartë nëse politika amerikane ka humbur terren në Ballkan dhe në Shqipëri, por e vërteta është se agjenda e saj këtu po has pengesa të më mëdha. Ndoshta për faktin se në Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për zgjedhjet, apo për problemet me pandeminë dhe trazirat sociale, duke bërë që vëmendja është përqëndruar atje dhe jo në politikën e jashtme, të paktën në rajonin e Balkanit. Megjithatë, fakti mbetet. /Gazeta Liberale

Tags: ambasada amerikaneambasadorja Kimervis iljazajPrishtinetirane

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për nesër

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për nesër

Pësoi aksident të rëndë, Marquez mund të qëndrojë gjatë jashtë pistave

Pësoi aksident të rëndë, Marquez mund të qëndrojë gjatë jashtë pistave

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident
Aktualitet

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

by mirseda
22:42 | 12/09/2025
0

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë....

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

22:03 | 12/09/2025
Dimal Basha uron Niko Peleshin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Shqipërisë

Dimal Basha uron Niko Peleshin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Shqipërisë

21:59 | 12/09/2025
Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë

Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë

21:55 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com