Një studim i ‘Trinity College’ në Dublin të Irlandës, ka dalë në përfundimin se vendet që kanë në krye të qeverisë një femër kanë 4,3 herë më pak viktima, sesa vendet që drejtohen nga meshkujt.
Studimi u shtri në 35 shtete, 10 prej të cilave drejtoheshin nga femra. Shembuj pozitivë të menaxhimit të krizës janë Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, të cilat drejtohen nga femra.
Shtetet që drejtoheshin nga meshkujt kishin regjistruar 21 viktima për 1 milion banorë, ndërsa ato që drejtohen nga femrat kishin 4,8 viktima për 1 milion banorë. Gjithashtu, shtetet e drejtuara nga femrat rezulton se kishin arritur ta ulnin më përpara kurbën e epidemisë.
Sipas këtij studimi, udhëheqëset femra i dhanë më shumë prioritet shëndetit publik dhe jo ekonomisë.