E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Mund të kemi miliona të infektuar”, presidenti iranian shokon me deklaratën e tij

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka habitur me deklaratën e bërë së fundmi se Irani mund të ketë 25 milionë persona të infektuar nga koronavirusi.

Deklarata e tij bazohej në një hulumtim të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila kishte arritur në këto dyshime.

Gjatë një samiti për koronavirusin, Rouhani tha se 30 deri 35 milionë të tjerë mund të infektohen gjatë javëve apo muajve të ardhshëm. Ai shtoi se numri i të shtrirëve në spitale mund të rritet gjatë kësaj periudhe, ndonëse nuk shpjegoi pse.

Shifrat zyrtare të raportuara deri më tani nga Irani flasin për rreth 270 mijë të infektuar dhe rreth 14 mijë viktima.

Irani vendosi masa kufizuese që në muajin mars, por filloi t’i lehtësonte ato rreth dy muaj më vonë për shkak të nevojës për riaktivizim të ekonomisë.

Vlerësohet se së paku dy milionë iranianë kanë mbetur pa punë, si rezultat i pandemisë dhe sanksioneve të vazhdueshme amerikane. Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...