Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se PD nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën kjo forcë ka një propozim konkret. Më tej thuhet se kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia.

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia.

Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim, do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson PD.

Tags: MarrëveshjaPDramareforma zgjedhore

TË LIDHURA

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit
Politikë

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

20:02 | 06/03/2026
Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Politikë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Next Post
Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Euro, Paundi nuk luhatet

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Euro, Paundi nuk luhatet

Shtyhet çështja për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja

Shtyhet çështja për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja

Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet

Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran

by mirseda
20:03 | 06/03/2026
0

Ushtria izraelite vazhdon të shënjestrojë udhëheqësit iranianë. Sipas deklaratave të veta, ushtria sulmoi bunkerin ushtarak nëntokësor të...

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

20:02 | 06/03/2026
Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

19:47 | 06/03/2026
Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

19:20 | 06/03/2026
Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com