E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet

Pas më shumë se 4 orë e 30 minutash, deputetët e opozitës parlamentare kanë braktisur sërish seancën plenare para përfundimit të saj. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, i ka kërkuar kolegëve të tij të lënë sallën, duke deklaruar se nuk do të bëhen pjesën e pazareve të kreut të grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Murrizi tha më tej se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apo kërcënuar deputetët, atëherë duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

“Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj, sikletin që keni sepse doni të tregoheni burra të mirë me të gjithë. Kësaj i përgjigjet kënga e Artjola Toskës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ju bëni marrëveshje me të gjithë.

Po të shkojmë në referendum të pyesim qytetarët shqiptarë. Ju votoni çfarë ju jep urdhër roja i gardhit. Kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që asnjë të mos hypë në kurriz të askujt. Kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë politikë. Pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë. Nëse ju si mazhorancë keni hapur ankand, dhe i jepni fjalën atyre që janë jashtë kësaj salle, se do t’i bëni 84 vota harrojeni.

Qytetarët ju kanë dhënë 74 mandate. Me trasta dhe joshje, Balla jo nuk do t’i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që është lënia në fuqi e paçavures së prillit të vitit 2008. Mes dy gjellëve të pista, shqiptarët nuk do jenë më.

Do hapim listat nëse doni konsesusin tonë, dhe komisioner dhe numërues nga partitë nuk do ketë. Ftoj kolegët e mi opozitarë të lëmë sallë dhe Balla të vazhdojë markatën”, tha Murrizi.

Lexo edhe :   Kuvendi miraton marrëveshjen midis qeverisë dhe Pfizer për vaksinën anti-covid
Lexo edhe :   Kuvendi miraton marrëveshjen midis qeverisë dhe Pfizer për vaksinën anti-covid

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Artan Hoxha thirrje SPAK-ut: Jepi drejtim dosjes së ekzekutimit të Artan Santos

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të zbardhë ekzekutimin e Artan Santos, drejtuesin e bankës Credins, të...

Dëgjohen dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme, me një diferencë kohore prej 1 minuti nga njëra-tjetra. Shpërthimi i parë është...

Aleksei Navalni, një rival serioz apo opozitar i “kontrolluar” nga Putin

Aleksei Navalni është opozitari më guximtar në Rusi, që i kundërvihet regjimit autokratik të Vladimir Putinit. Juristi 44-vjeçar ka mbi 4 milion ndjekës në...

Trondisin mjekët në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për vdekjet nga Covid (Video)

Wuhani është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se koronavirusi ka dalë fillimisht nga një laborator në qytetin kinez. Daily Mail shkruan se një dokumentar...

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë shqiptarët me vaksina. I pyetur nga gazetarët, ai tha se serbët...