Nëna së bashku me dy vajzat besonin tek ringjallja, ndaj u vetëflijuan. Ngjarja horror që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, është pasqyruar në mediat greke. “Zougla” ka raportuar vdekjen e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisa, të cilat sakrifikuan jetën për hir të besimit Jehovai dhe shpresës për ringjallje, ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta ndodhet në spitalin Nënë Tereza.
“Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”, kështu nis raportimi i lajmit në median greke.
“Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për “t’u ringjallur” dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar.
Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë. E reja i tha policisë: Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë. Sipas të dhënave të para mjekësore, Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit”.
Ngjarja në fjalë ka tronditur opinion publik, ndërsa është zbuluar pas denoncimit të vëllait të 56-vjeçares, i cili i tha policisë se asnjëra prej tyre nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapnin as derën.
Kujtojmë këtu se Dëshmitarët e Johovait në Tiranë kanë thënë se familja Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate. Ndërsa ish-fqinjët e familjes në Përmet, thonë se edhe burri i Zhanetës, është vetëflijuar para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati. Fqinjët e familjes Josifi në Përmet kanë thënë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarje, gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.