E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Maqedonia e Veriut pret me optimizëm fillimin e negociatave me BE-në

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...
Komisioni Evropian ka prezantuar kornizën negociuese për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE. Me këtë kornizë caktohen udhëzimet për procesin negociator i cili nëse do të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare do të mund të fillojë para fundit të këtij viti. Komisioneri i BE-së për Fqinjësi, Oliver Verhelyi ka thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre evropiane. Kjo gjë dëshmon edhe përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit, ka thënë Verhelyi.

 

“Pres që diskutimet me shtetet anëtare të nisin sa më shpejt, sikurse konferenca e parë ndërqeveritare me dy shtetet kandidate. E ardhmja e tyre është qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i bindur se ato do të vazhdojnë të kenë sukses në reformat në rrugën e tyre evropiane, ashtu siç kanë bërë edhe deri tani”, ka thënë komisionari Verhelyi.

Osmani: Gjermania mbështetëse e madhe e rrugës tonë evropiane

KE-ja ka përfunduar tekstin e kornizës negociuese dhe ia ka dorëzuar Këshillit të BE-së. Ky është vetëm një projekt-version dhe pritja ime është që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Gjermania ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të saj në Bashkimin Evropian do të propozojë nisjen e negociatave me këto dy shtete për të dëshmuar përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor. “Është mirë që kjo po ndodh gjatë presidencës gjermane, e cila është një mbështetëse e madhe e rrugës sonë evropiane”, shprehet Bujar Osmani.

Olivér Várhely (R) EU-Erweiterungskommissar und Bujar Osmani stellvertretender Premierminister für europäische Angelegenheiten in Nord-Mazedonien (EU/Lukasz Kobus)Osmani sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit të negociatave, shpejtësia dhe progresi do të varen nga vetë ne, por edhe se KE-ja do të ketë mekanizëm për të njohur dhe zvogëluar qasjen në fondet e BE-së nëse ekziston një ngërç në procesin negociues.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedonin e Veriut Bujar Osmani ka thënë se dinamika e negociatave me BE-në do të ndikohet nga zgjedhjet e ndershme dhe konkurruese më 15 korrik dhe formimi i institucioneve politike menjëherë pas zgjedhjeve.

Lexo edhe :   U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)
Lexo edhe :   U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)

“Tani, dy javë para zgjedhjeve, duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve dhe menjëherë pas kësaj duhet të mbahet mbledhje e liderëve. Unë mendoj se dinamika e negociatave do të ndikohet nga dy gjëra. Së pari këtyre 15 ditëve, pjekuria jonë politiko-demokratike për të organizuar zgjedhje të ndershme, konkurruese dhe së dyti nëse menjëherë me 16 korrik, prioriteti ynë do të jetë formimi i institucioneve politike dhe konsensusi me qëllim që të na gjejë të gatshëm për fillimin e negociatave. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse çdo ditë humbje pas zgjedhjeve në formimin e institucioneve politike do të ndikojë në dinamikën e fillimit të negociatave sepse afatet janë të tilla,” tha Bujar Osmani.

Zaev: Opozita duhet ta ndihmojë procesin e negociatave

Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e vlerëson si tejet të rëndësishëm faktin se në propozim kornizën për negociatat me BE-në thuhet se në gjuhën maqedonase duhet të përkthehet legjislacioni evropian që për Zaevin është edhe një konfirmim dhe njohje për gjuhën maqedonase.

“Ne flasim gjuhë maqedonase e cila dalëngadalë po bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane bashkë me gjuhët tjera evropiane. Ky është patriotizëm, ky është kujdes për atdheun, për identitetin maqedonas”, ka thënë Zaev.

 Zoran Zaev, Parteivorsitzdender der SDSM Nord-Mazedonien (DW/P. Stojanovski )

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që ta përshëndesë këtë akt, si dhe të ndalojnë të gjitha gënjeshtrat se e kemi humbur gjuhën. “Ishin kundër integrimit në NATO dhe BE, kundër Marrëveshjes së Prespës, ishin kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, Mickovski nuk duartrokiti kur këtu në Kuvend e miratuam Protokollin për anëtarësim në NATO. Sot le ta përshëndesin këtë hap të rëndësishëm të integrimit tonë evropian, le ta përshëndesin gjuhën maqedonase”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Komisioni Evropian ka rikujtuar se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen sipas metodologjisë së re të zgjerimit. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të rasteve në katër ditët e fundit

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të reja me koronavirus në orët e fundit. Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit në...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...