Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur nga Ardi Veliu.

Ai sqaron se kjo ngjarje nuk po raportohet siç është realisht, dhe për këtë shpreh keqardhje. Pas denoncimeve ndaj kreut të Policisë, Veliu thotë se fjala e tij nuk mund të nxirret nga konteksti.

Duke justifikuar aktin e rëndë, kryer ndaj një familje, Ardi Veliu thotë se këtë detyrë do ta mbaj deri në fund me nder. Në të njëjtën kohë kërkon ndjesë që ka krijuar, atë që ai e cilëson keqkuptim me komentin e tij.

Ndonëse është me zë e figurë, duke treguar foton e nënës së fëmijës, Ardi Veliu thotë se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifikoi dhunën policore ndaj një të mituri. Ai tregoi një video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë. Situata mori një tjetër rrjedhë, pasi Veliu nuk e dinte që e ëma e të dhunuarit është aktore, dhe videoja që ai përdori, ishte një sekuencë gjatë xhirimeve të një filmi.

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu:

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i yni të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti, siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë ç’ka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!

Tags: Ardi Veliudhunai mituri

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Konsensus për Zgjedhoren brenda 31 majit, Yuri Kim jep sinjalin e radhës

Konsensus për Zgjedhoren brenda 31 majit, Yuri Kim jep sinjalin e radhës

“Përgjon qytetarët nga vrima e rrjeteve sociale”, Hajdari ‘bën për një lek’ Ardi Veliun

"Përgjon qytetarët nga vrima e rrjeteve sociale", Hajdari 'bën për një lek' Ardi Veliun

Çfarë shkruhet në draft-opinionin e Venecias për emërimet në Kushtetuese

Çfarë shkruhet në draft-opinionin e Venecias për emërimet në Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com