E enjte, 9 Korrik, 2020
27 C
Tirana

“Përgjon qytetarët nga vrima e rrjeteve sociale”, Hajdari ‘bën për një lek’ Ardi Veliun

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Deputetja Rudina Hajdari, ka reaguar pas publikimit të videos nga Ardi Veliu. Hajdari shprehet se është e indinjuar nga sjellja e Ardi Veliut, dhe sipas saj, është munduar të justifikojë një krim të rëndë që ka ndodhur. Deputetja shkruan në një koment në Facebook se si grua, si nënë, nuk justifikon dhunimin në mënyrë kafshërore.

Tejet e revoltuar me këtë sjellje të Veliut, ajo e quan skandaloze marrjen e një videoje e trajtimin për qëllime personale.

Ajo vendos pikat mbi “i”, duke thënë se detyra e Policisë së Shtetit nuk është të përgjojë qytetarët e thjeshtë nga rrjetet sociale.

Ardi Veliu nxorri një video, me qëllim që të justifikonte dhunën shtazarake të 4 policëve ndaj një të mituri. Video ishte marrë nga rrjetet sociale të së ëmës së djalit, e cila është aktore.

Statusi

Si grua dhe si nënë jam shumë e indinjuar nga sjellja e sotme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i cili u mundua të justifikonte një krim të rëndë nga ana e policisë së shtetit, dhunimin e një minoreni pa asnjë shkak e në mënyrë kafshërore, duke denigruar figurën e nënës së tij. Detyra e Policisë së shtetit nuk është të përgjojë qytetarët e thjeshtë nga vrima e rrjeteve sociale, nuk është as denigrimi i taksapaguesve të rregullt, as nuk është bërja e biografive të personave që dhunojnë apo familjeve të tyre e aq më tepër nuk është ajo e denigrimit të grave dhe vajzave.
JO!

Lexo edhe :   Përfundon mbledhja/ Dështon sërish takimi i Ramës me opozitën parlamentare

Detyra e policisë së shtetit është të godasë fort dhe pa mëshirë krimin e organizuar. Nëse Drejtori i Përgjithshëm do të kishte të njëjtin zell që ka për të denigruar nënat e viktimave të dhunës policore duke luftuar bandat dhe organizatat mafioze, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurtë për të gjithë.

Lexo edhe :   “Nuk iu fus tek grupi i zëdhënësve të qametit"/ Hajdari shpërthen pas fjalës së Ballukut

Kjo sjellje e tij e bën me turp gjithë strukturën e policisë dhe ky person nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në atë detyrë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haradinaj: Gjykata Speciale duhej të ndërtohej brenda Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Speciale është dashur të krijohet brenda Kosovës. Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Haradinaj tha...

Meta e merr seriozisht, krijon klubin e fansave të Celtic në Shqipëri (Video)

Tashmë dihet gjerësisht se Presidenti Ilir Meta është tifoz i skuadrës skoceze të Celtic. Shpeshherë, mbështetja që i ka dhënë presidenti i vendit tonë skuadrës...

Pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital? Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar se pse nuk testohen për koronavirusin të gjithë ata që shfaqen në spital si të dyshuar. Në një...

Harry Maguire injorohet keq, fjalët e Van Der Vaart marrin dhenë

Rafael van Der Vaart, ish-mesfushori i Tottenham në Premier League, i përvishet sërish mbrojtësit Harry Maguire. I blerë nga Manchester United për rreth 90 milion...

OBSH, udhëzime të reja për virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që virusi të përhapet me...