Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Rama se po përdor forcat speciale për të bllokuar protestën që pritet të mbahet sot për Teatrin.
Braimllari ka shpërndarë në Facebook një video, ku shihen makina të shumta policie që po qarkullojnë në rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën.
Sipas ish-deputetit, të gjitha hyrjet për në kryeqytet po bllokohen me urdhrin e kreut të qeverisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama perdor policine dhe forcat speciale per te bllokuar protesten e artisteve.
Te gjithe hyrjet per ne Tirane bllokohen me urdher politik te Edi Rames.
Policia nuk po kryhen funksionin per te luftuar krimin e organizuar por per te dhunuar artistet dhe qytetaret.