E shtunë, 30 Maj, 2020
12 C
Tirana

Rriten me ritme dyshifrore pagesat bankare nga interneti dhe kartat

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

Veseli: Demokracia e Kosovës është në momente vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, demokracia është në një moment vendimtar, siç është edhe...

 “Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, BE-ja thirrje politikanëve në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së, i janë drejtuar me një mesazh të qartë politikanëve në Kosovë, që...

Skandaloze/ Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen

Serbia po përdor sërish sportin, për politikë! Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka shpërblyer me mirënjohje tenistin me famë botërore,...

Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Ai njoftoin me anë të një...

Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit, nuk mund të zvarrisë formimin e qeverisë

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë,...

Imagjinata e djallëzuar e Ardi Veliut kalon pritshmëritë/ E ëma e djalit të dhunuar: Jam aktore

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka kaluar çdo kufi me publikimin e një video-je personale, si një masë për të mbrojtur efektivët...

Gjatë vitit të kaluar 11 nga 12 bankat tregtare në vend e ofruan shërbimin e “home banking”. Banka e Shqipërisë analizon se, këto shërbime po gjejnë një përdorim gjithnjë e më të gjerë në tregun shqiptar, duke u përdorur gjithnjë e më shumë jo vetëm për shërbimet bazike të informimit mbi llogarinë, por edhe për kryerjen e pagesave online.

Më konkretisht, në vitin 2019 vihet re një rritje e konsiderueshme prej 24.45% e volumit të pagesave “home banking” dhe një rritje e lehtë e vlerës së këtyre transaksioneve prej 8.39%, krahasuar me një vit më parë.

Këto produkte mundësojnë aksesimin e llogarisë bankare në distancë, nëpërmjet një linje interneti, linje telefoni apo një software-i që banka i vë në dispozicion klientit të saj.  Banka e Shqipërisë shpjegon se në rritjen e përdorimit të “home banking”, vlerësohet të ketë zhvillimi i infrastrukturës, si edhe përhapja e mundësive për të aksesuar internetin përmes zotërimit të një “smart phone” sidomos edhe nëpërmjet aplikacioneve të vetë bankave të aksesueshme nëpërmjet telefonave celularë.

Rol pozitiv vlerësohet të kenë luajtur edhe politikat e bankave, me promovimin e këtyre mënyrave alternative të pagesave, çka është reflektuar në shtimin e llogarive të aksesueshme në distancë me rreth 10.64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, dhe një rritje të këtyre të fundit ndaj totalit të gjithë llogarive në 14.79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kartat bankare dhe POS-et, rritet përdorimi

Në fund të vitit 2019, të gjitha bankat janë të licencuara si emetuese kartash, ndërkohë që 7 prej tyre janë të licencuara edhe si pranuese kartash. infrastruktura e ofruar nga këto banka ka rezultuar në rritje të ndjeshme përsa i përket numrit të POS-ve duke shënuar një rritje me 28.29% krahasuar me vitin 2018. Pavarësisht prirjes pozitive të shtimit në numër të terminaleve POS e reflektuar në raportin POS për 1,000,000 banorë (i cili në vitin 2019 rezulton në një numër prej 3,911), përqendrimi i tyre vijon të jetë mjaft i lartë në qarkun e Tiranës, në masën 84.40%.

Zhvillime pozitive kanë shënuar dhe terminalet për përdorimin e kartave me para elektronike, të cilat vijojnë të paraqesin ritme rritëse në masën 23.18% krahasuar me fundin e vitit 2018. Nxitja e përdorimit të instrumenteve të parasë elektronike vlerësohet të ketë ndikim në përfshirjen financiare të popullsisë duke mundësuar aksesin në shërbime bankare (hapjen e një llogarie paraje elektronike dhe zotërimin e një karte të parapaguar) nga kategori të popullsisë të cilat nuk mund të kenë akses në shërbime të tjera, si për shembull nuk janë pagamarrës.

Gjatë vitit 2019, vihet re një rritje me 7.4% e emetimit të kartave të debitit dhe me 7.9% e kartave të kreditit. Gjithashtu, funksionimi në treg i kartave me funksion paraje elektronike, ka vijuar të mbajë ritme të njëjta krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2019, vijon rritja e ndjeshme në numrin dhe vlerën e pagesave me karta në POS-e fizike dhe virtuale, përkatësisht me 37.6% dhe me 23.3%. Në terma relativë, numri i pagesave të kryera me karta të parapaguara arrin deri në 7.1% të pagesave me karta debiti dhe krediti./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Komentoi tek rrjeti social i Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna. Berisha publikon SMS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast flagrant të pushimit nga puna të një mësueseje. Arsyeja? Pushimi i saj nga puna është absurd, vetëm...

Doni të lëvizni nga një qytet në tjetrin? Rama: Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Kryeministri Rama ka përcjellë informacionet e radhës, se si do të vijohet nga sot pas masave lehtësuese ndaj COVID-19. Kreu i qeverisë ka treguar...

“Zgjedhorja”, orët e fundit të afatit

Nesër është afati i fundit që vetë palët vendosën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Përpos faktit që kërkon që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta...

Liri për të gjthë këtë fundjavë, ja çfarë nuk na lejohet

Ndryshe nga sa na ishte kthyer në një normalitet orari, tashmë mund të dalim lirisht pa këtë rregull që na e imponoi koronavirusi. Për herë...

Rikthim në normalitet/ Çfarë ndryshon nga 1 qershori

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, komunikoi një ditë më parë lehtësimet pas shpërthimit të epidemisë. Duke filluar nga sot, nuk do të ketë kufizime oraresh...
WhatsApp KONTAKTO TT