Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Qeveria është shumë vonë për të përballuar krizën ekonomike

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Qeveria është shumë vonë për të përballuar krizën ekonomike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përgjatë një interviste televizive deklaroi se qeveria shqiptare është shumë vonë për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

“Qeveria është shumë vonë në marrjen e masave për të përballuar një front tjetër të kësaj lufte që është kriza ekonomike. Ne kemi pothuajse 3 javë që kemi propozuar paketën tonë, disa propozime janë pranuar, me vonesë, por janë pranuar. Unë e kam përshëndetur pranimin e tyre.

Por nga ana tjetër nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse në fund të marsit njerëzit që janë mbyllur në shtëpi, qofshin ata të vetëpunësuar apo punëmarrës tek bizneset të cilat janë mbyllur dhe nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të kenë minimumin jetik të garantuar në kontot e tyre bankare. Për këtë kemi kërkuar transparencë.

Kemi kërkuar që masat e marra dhe të shpallura të detajohen dhe njerëzit ta dinë se kush përfiton dhe si përfiton. Deri tani nuk e kemi këtë. Pa diskutim. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani, në kuptimin e fondeve buxhetore, dhe për këtë ne kemi treguar fare qartë se ku janë paratë. 120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anulohen menjëherë.

Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot.

Sot prioritet është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, janë shtresat në nevojë të cilat po afrohen në një pikë vlimi ku nuk kanë më me çfarë të përballojnë të përditshmen e tyre dhe është ndërtimi i mekanizmave për të mbrojtur ekonominë.

Të gjithë ekonominë, biznesin e vogël pa diskutim pasi është prioritet. Është motori i ekonomisë, është shtylla kurrizore e ekonomisë, fermerët po kështu, por edhe punëmarrësit e mëdhenj.

Masat duhet të jenë të vendosura, duhet të jenë të shpejta sepse kjo, njësoj si fillimi i krizës, së infektimit nuk pret. Në qoftë se i shkojmë nga mbrapa, atëherë dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe do të na kushtojnë shumë më shumë se në rastin kur veprojmë menjëherë, ashtu siç kemi sugjeruar, ashtu siç kemi propozuar me masa konkrete.

Është koha për të frenuar çdo shpenzim korruptiv dhe abuziv. Siç e thashë, 30 milionë euro për beton do të mjaftonin 2 muaj për 70 mijë punonjësit e fasonerisë me pagë minimale”, u shpreh Basha.

Tags: Bizneskoronaviruslulzim bashaQeveria

TË LIDHURA

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rihap çështjen penale ndaj Arben Frrokut për vrasjen e Dritan Lamajt

13:24 | 18/02/2026
Seanca në Hagë/ Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm: S’mund të ketë vendim tjetër
Aktualitet

Seanca në Hagë/ Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm: S’mund të ketë vendim tjetër

13:13 | 18/02/2026
Shkodër – Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike
Aktualitet

Shkodër – Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike

13:03 | 18/02/2026
Next Post
Spanjë/ 37% e viktimave nga koronavirusi janë shënuar në azile

Spanjë/ 37% e viktimave nga koronavirusi janë shënuar në azile

Meta: Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, gjest solidariteti

Meta: Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, gjest solidariteti

Në Kosovë, për fat ka ende Gjykatë Kushtetuese

Në Kosovë, për fat ka ende Gjykatë Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rihap çështjen penale ndaj Arben Frrokut për vrasjen e Dritan Lamajt

by mirseda
13:24 | 18/02/2026
0

Seanca në Hagë/ Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm: S’mund të ketë vendim tjetër

Seanca në Hagë/ Mbrojtja kërkon që Krasniqi të shpallet i pafajshëm: S’mund të ketë vendim tjetër

13:13 | 18/02/2026
Shkodër – Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike

Shkodër – Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike

13:03 | 18/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Zhvillim i fundit! SPAK intensifikon hetimet ndaj Belinda Ballukut

13:01 | 18/02/2026
Kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll/ Shoqërimi i 6 protestuesve, banorët para policisë:Hiqni dorë

Kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll/ Shoqërimi i 6 protestuesve, banorët para policisë:Hiqni dorë

12:56 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com