E mërkurë, 27 Maj, 2020
20 C
Tirana

Meta: Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali, gjest solidariteti

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Budina paralajmëron surpriza për nesër: Dy dosje të reja në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos pasditen e sotme në Kukës, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit. Ata kanë...

“Do shihni një tjetër president”, Meta bën lëvizjen e radhës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin për ‘Turizmin Detar’. Në arsyetimin e tij, Meta thotë se ligji ka fjalë dhe...

“Kemi frikë të dalim”, Berisha: Policia po fsheh ngjarjen në Bulqizë

Banorët në Bulqizë janë tmerruar mbrëmjen e djeshme nga breshëria e kallashnikovit. Denoncimin e bën një qytetar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas qytetarit...

Përfundon takimi Yuri Kim-Basha/ Ambasadorja u vendos ultimatum politikanëve shqiptarë

Sapo ka përfunduar takimi mes Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe Kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Kim u ka vendosur ultimatum politikanëve shqiptarë...

Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Presidenti Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e tre ligjeve. Bëhet fjalë për: Ligjin nr. 52/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448,...

Mbyllet mbledhja për reformën zgjedhore, palët bien dakord për 3 pika

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se është arritur dakordësia mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme. Palët kanë...

“Humori juaj, jashtëqitje e një truri të lodhur”, plas sherri mes “Aventurierëve” dhe Agron Llakajt

Aktori i madh i humorit, Agron Llakaj, ka reaguar ashpër ndaj programit “Aventurierët”. Me një postim në Instagram, ai e cilëson një show të...

Rudina Hajdari tregon kushtin për t’u rikthyer në PD

Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik të reformës, Rudina Hajdari, tha në emisionin 'HARD TALK' se nuk përbën asnjë surprizë nëse kthehet në PD....

25 raste të reja me COVID-19/ Silva Bino ka një thirrje për të rinjtë

Pak më herët, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19 në...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur në një intervistë për televizionin italian “RAI News 24” për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Metës, vendimi për të dërguar në Itali 30 mjekë dhe infermierë është një mision humanitar, që demonstron solidaritetin e popullit shqiptar dhe të institucioneve shqiptare për Italinë dhe popullin italian.

Pjesë nga intervista:

Pyetje (Gazetari Andrea Gerli): Zoti President, a mund të na thoni se sa i rëndësishëm është misioni shqiptar në Itali dhe si u mor vendimi për të nisur një grup mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë?

Presidenti Meta: Bungiorno Italia! Ce la faremo! Andra tutto bene! Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian.

Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë.

Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.

Pyetje: Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shprehur falënderimet e tij të posaçme për misionin tuaj këtu. Sa e rëndësishme është sipas jush bashkëpunimi midis të gjitha vendeve për të luftuar koronavirusi-in?

Presidenti Meta: Është një sfidë e përbashkët, sepse është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, që është shumë e fortë, duke marrë në konsideratë, jo vetëm të gjithë komunitetin shqiptar, e kam fjalën për atë arbëresh, që jeton në Itali, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit.

Lexo edhe :   Përmban fjalë në gjuhë të huaj, Meta kthen në Kuvend ligjin
Lexo edhe :   Mesazhi i Yuri Kim, Meta: S’jam unë targeti i Ambasadores

Gjithashtu, duke patur në konsideratë edhe komunitetin italian këtu në Shqipëri, që po rritet vit pas viti. Në këtë drejtim, Italia do të paguajë një çmim vërtetë të lartë dhe është shumë e rëndësishme, që Italia t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë ne.

Ky është gjithashtu mesazhi kryesor i këtij ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që janë dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të kontribuar sa të mundemi në mënyrë që të japim këtë mesazh të fortë solidariteti, por gjithashtu për të shkëmbyer eksperienca të reja në këtë betejë me një armik, që ende nuk e njohim.

Gazetari Andrea Gerli: Faleminderit për kohën tuaj zoti President!

Presidenti Meta: Faleminderit dhe ju për vëmendjen tuaj! Uroj më të mirën për ju dhe për të gjithë popullin italian. Andra tutto bene! /BW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, Ralf Gjoni “shpërthen” në akuza

Deputeti i opozitës së re, Ralg Gjoni ka reaguar pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij për 10 ditë nga seancat...

Albpetrol zhvillon ankandin, nxjerr në shitje 48.000 ton naftë bruto

Albpetrol njofton se në datën 3 qershor do të zhvillojë një ankand, për shitjen e një sasie nafte bruto. Përmes një njoftimi për shtyp,...

Vodhën 84 mijë euro duke klonuar karta bankare, bien në pranga 3 durrsakët

Policia në Durrës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se klononin karta bankare duke përfituar mijëra euro. Pas një hetimi disa mujor, policia urdhëroi...

Nxori lëpirëse në Kuvend, përjashtohet me 10 ditë deputeti i opozitës së re

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës së re, Ralf Gjoni. Sipas Byrosë, deputeti ka shkelur rregulloren në sjellje, pasi...

“Kemi rilindur bujqësinë”/ Rama dhe Soreca takim me fermerët në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin sot të pranishëm në Lushnjë, ku inspektuan një pikë grumbullimi. Kreu i qeverisë u shpreh...
WhatsApp KONTAKTO TT