Koronavirusi dita-ditës po shndërrohet në një armik gjithnjë e më të madh për njerëzimin.
Situata paraqitet shqetësuese në Itali, Spanjë, SHBA dhe jo vetëm.
COVID-19 është përhapur me ritme të shpejta edhe në Zvicër, ku ka shkaktuar 38 viktima brenda 24 orëve.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, numërohen 815 persona të prekur nga virusi në fjalë.
Në total numri i viktimave në Zvicër është 191, ndërsa janë infektuar 11 712 persona.