Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Italia, Spanja dhe SHBA, vatrat kryesore të epidemisë së koronavirusit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Italia, Spanja dhe SHBA, vatrat kryesore të epidemisë së koronavirusit

Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara janë aktualisht qendrat kryesore në shkallë globale të betejës me koronavirusin.

Kina ishte për disa muaj vendi i goditur më rëndë, me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, por shifrat e fundit tregojnë se Italia dhe Spanja kanë një numër më të madh viktimash nga kjo sëmundje.

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë thonë se gjatë natës së kaluar u regjistruan 738 të vdekur duke e çuar në 3400 numrin total të viktimave nga COVID-19 në këtë vend.

Parlamenti spanjoll ka miratuar kërkesën e qeverisë për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe masat e ndalim qarkullimit që detyrojnë mbylljen e bizneseve dhe u kërkojnë banorëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi deri në mes të prillit.

Italia ku aktualisht numërohen më shumë se 74 mijë raste, mund të kalojë së shpejti Kinën për nga numri total i të infektuarve.

Situata po rëndohet edhe në Shtetet e Bashkuara. Sot shifrat e të infektuarve të konfirmuar arritën në mbi 69 mijë raste ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.

Ligjvënësit po përpiqen të shpejtojnë procesin e furnizimit të spitaleve me pajisjet e domosdoshme mjekësore për personelin që ka pasur mungesa maskash e mjetesh të tjera mbrojtëse si dhe aparaturash për pacientët.

Masat e rrepta për të ndalur përhapjen e virusit në komunitet i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë amerikane.

Në përgjigje të nevojave të bizneseve dhe individëve, Senati miratoi mbrëmë një paketë stimulimesh prej 2 trilionë dollarësh për t’u ofruar kredi bizneseve, si dhe asistencë sociale punonjësve dhe familjeve amerikane.

Pritet që të premten paketa të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të marrë edhe firmën e Presidentit Trump.

Koronavirusit ka prekur çdo skaj të globit. Deri tani në shkallë globale ka më shumë se 487 mijë të infektuar dhe janë konfirmuar mbi 22 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive në mbarë botën që të shtojnë prodhimin e paketave të diagnostikimit, si dhe të forcojnë infrastrukturën spitalore për të mjekuar pacientët, që të vihet nën kontroll përhapja e virusit. /Voa

Tags: ItaliakoronavirusSHBAspanja

TË LIDHURA

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira
Bota

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

17:28 | 04/02/2026
Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

09:24 | 04/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Next Post
Koronavirusi/Turqia ndalon eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti

Koronavirusi/Turqia ndalon eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti

Abuzuan me çmimet, gjobiten 9 administratorë subjektesh

Abuzuan me çmimet, gjobiten 9 administratorë subjektesh

Krahasoi Albin Kurtin me diktatorin Kim Jong Un, arbitri e pëson keq

Krahasoi Albin Kurtin me diktatorin Kim Jong Un, arbitri e pëson keq







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit
Aktualitet

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit

by mirseda
19:53 | 04/02/2026
0

Zbardhet Drafti Ligjor për Amnistinë Penale, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të...

Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit

Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit

19:48 | 04/02/2026
U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

19:31 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
I preu rrugën ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, arrestohet 48-vjeçari nga Laçi

I preu rrugën ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, arrestohet 48-vjeçari nga Laçi

19:26 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com