E premte, 10 Prill, 2020
6 C
Tirana

Abuzuan me çmimet, gjobiten 9 administratorë subjektesh

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, fshehjen e të ardhurave dhe punësimin e paligjshëm.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 9 të tjerë.

“Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, ndëshkuan administrativisht 7 administratorë subjektesh.

Janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë, 7 administratorë, konkretisht shtetasit J. P., K. B., M. Xh., K. S., P. C., M. A. dhe G. P., pasi në tregun agroushqimor, në minimarketet dhe marketet në pronësi të këtyre shtetasve janë konstatuar raste të abuzimit me listën e çmimeve, si dhe moslëshim i kuptonit tatimor.

Gjithashtu, po në Tiranë u procedua penalisht shtetasi P. Ç., për mospagim takash dhe tatimesh, si dhe fshehje të ardhurash, pasi në farmacinë e tij tregtonte medikamente pa kupon tatimor.

Në Vlorë u ndëshkuan me masë administrative 50.000 lekë secili, shtetasit M. I. dhe A. A., pasi gjatë kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, në subjektet e këtyre shtetasve u konstatua se nuk lëshohej kupon tatimor.

Gjithashtu, po në Vlorë u proceduan penalisht shtetasi M. Xh., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet tregtar të padeklaruar në institucionet përkatëse dhe shtetasi E. Gj., pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin tregtar në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Një 107-vjeçare në Holandë, njeriu më i moshuar që fiton ndaj koronavirusit

Një 107-vjeçare nga Holanda është bërë personi më i vjetër që ka arritur të mposhtë koronavirusin. Cornelia Rias nga Holanda ishte konfirmuar me koronavirus më...

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se një tjetër person ka ndërruar jetë, si pasojë e koronavirusit. Përmes një deklarate për mediat,...

Koronavirusi/ Rama: Kjo situatë mund të zgjasë deri në 3 vite

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mundësinë për lehtësimin e masave shtrënguese, të ndërmarra me synim frenimin e përhapjes së mëtejshme të...

Paketa e ndihmës/ Rama tregon kategoritë që përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga java e ardhshme do të prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës. I ftuar në emisionin “Open” në Top...

Shkëlqim Hajdari qetëson fermerët: Asnjë prodhim i juaji nuk do të mbetet stok

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka qetësuar fermerët duke premtuar mbledhjen, magazinimin dhe eksportimin e prodhimeve të tyre. Në një lidhje Skype për emisionin “Alert”...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT