Katër prej personave të prekur nga koronavirusi në Greqi rezultojnë të jenë shqiptarë.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për motër e vëlla nga Saranda dhe bashkëshortët e tyre. Dy çiftet kanë udhëtuar me pelegrinët në Izrael dhe Egjipt.
Katër shqiptarët jetojnë në ishullin Zakynthonos, në Greqi. Njëri nga çiftet janë pronarë të një restoranti në zonë turistike, që funksionon vetëm gjatë sezonit veror. Ndërsa çifti tjetër janë pronarë të një mini-marketi.
Deri më tani, në shtetin fqinj janë regjistruar 99 të prekur nga koronavirusi. Sot në orët e para të mëngjesit u shënua edhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte ndër pelegrinët që u kthyen nga Toka e Shenjtë.