E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Rama njoftoi masat drastike, Aleksandër Meksi jep njoftimin me rëndësi

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka lëshuar një mesazh me mjaft peshë lidhur me situatën kaotike nga koronavirusi. Me një status, i vlefshëm për çdo shqiptar kudo ndodhet, ai ka kërkuar durim në këto ditë vetë-izolimi.

Meksi ka kërkuar ndaj qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm, pasi për gabimin e dikujt, zinxhiri i vdekjeve nuk do ndalet. Ndaj, çdo gjë është në dorën tonë, për të mbajtur nën kontroll virusin vdekjeprurës.

Sikundër gjithë personazhet nga klasa politike, edhe ai apelon që të gjithë pa përjashtim të mbyllen në shtëpi. Të shmangin kontaktet dhe daljen në rrugë, kjo vetëm për nevoja të domosdoshme. Me mjaft rëndësi është që shqiptarët të zbatojnë rregullat e higjienës, po dhe këshillat e mjekëve.

Statusi

Vëllezër e Motra bashkëkombës !!!
Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira.
Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme. E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh. Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.
Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat !!

Lexo edhe :   Rriten ndjeshëm infektimet, Tirana me rekordin e rasteve
Lexo edhe :   Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...