Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%

Shqiptarët u gdhinë të hënën e kësaj jave me lajmin se ishin zbuluar dy raste të qytetarëve të prekur nga coronavirus diçka që duket se ka shkaktuar panik. Skenat që më herët u panë në supermarketet e Italisë, Anglisë e në një sërë vendesh të tjera evropiane u përsëritën edhe këtu me radhë të gjata fillimisht nëpër supermarkete në orët e paradites, teksa fluksi ka rënë në orët e darkës por sërish si ditë e hënë ishte jo normal.

Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e rrjetit të supermarketeve Spar Albania tha për “Monitor” se ka pasur rritje me 300% të shitjeve, atipike kjo për ditën e parë të javës dhe jo vetëm në pikat e integruara brenda lagjeve por edhe në hipermarketet pranë qendrave tregtare. Ajo vuri theksin në faktin që nuk ka vend për panik dhe se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë.

“Në rrjetin e supermarketeve tona kemi pasur një rritje të shitjeve me 300 për qind këtë të hënë. Duam të theksojmë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve, nuk do të ketë mbyllje të dyqaneve dhe nuk mungon asnjë produkt ndaj njerëzit duhet të qetësohen. Janë marrë të gjitha masat për këtë situatë, pasi u pa më herët ajo që ndodhi me vende të tjera” nënvizoi Hametaj.

Blerjet nën panik të këtyre ditëve i ngjajnë të njëjtave blerje në volume si ato që ndodhin në festat e fundvitit, të paktën kështu e përshkruan ajo situatën e krijuar këto ditë.

Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjenteve.

Të njëjtën situatë raportuan edhe nga rrjeti i supermarketeve “Big Market” ku sërish blerjet kanë qenë të fokusuara tek produktet bazike.

Tregu agroushqimor, “fluturojnë” portokallet

Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C.

E duket se nën panik përpos supermarketeve rritje të kërkesës ka pasur të hënën edhe në tregun Agroushqimor të Tiranës që ndodhet në krah të autostradës Tiranë-Durrës pak më poshtë se mbikalimi i Casa Italia.

Tregtarët e pyetur nga “Monitor” thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.

Rritje të shitjeve ka pasur edhe për fruta-perimet e tjera apo zarzavatet.

Ndalesa e radhës nëpër farmaci

Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitaminë C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë. Më herët kërkesat ishin të larta për maska një kërkesë që ende mbetet.

Nën këtë situatë farmacistët e pyetur nga “Monitor” shpjeguan se qytetarëve iu është rekomanduar që nëse kanë shqetësime të mos paraqiten pranë farmacive apo të vetëmjekohen por të komunikojnë me numrin e urgjencës apo të paraqiten pranë qendrave shëndetësore ku mund të marrin ndihmë dhe mendim të specializuar./Monitor

Tags: koronavirusrritenshitjetsupermarket

TË LIDHURA

Salianji: Sistemi politik i deformuar, faj i gjithë klasës politike
Politikë

Salianji: Sistemi politik i deformuar, faj i gjithë klasës politike

16:54 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë
Aktualitet

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë
Aktualitet

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë

15:14 | 18/03/2026
Next Post
Koronavirusi/Braçe jep detaje për pacientin e gjashtë të prekur në vend

Koronavirusi/Braçe jep detaje për pacientin e gjashtë të prekur në vend

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Salianji: Sistemi politik i deformuar, faj i gjithë klasës politike
Politikë

Salianji: Sistemi politik i deformuar, faj i gjithë klasës politike

by mirseda
16:54 | 18/03/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në kryeqytet, ku u diskutuan...

Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për vrasje protestuesish

Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për vrasje protestuesish

16:31 | 18/03/2026
Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com