Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Evropën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Sipas tij, askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet”. Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Përpara se Erdogan të vazhdonte rrugën për në BE, ai siguroi në mënyrë verbale qeverinë greke: “Është irracionale dhe pakujdesi, që aleatët dhe fqinjët tregojnë ndaj Turqisë dhe e bëjnë atë përgjegjëse për migracionin ilegal”. E më pas bisedimet me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen nuk ecën mbarë për Erdoganin. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment, duke mos u dhënë gazetarëve që prisnin asnjë version të tijin për rezultatin e bisedimeve. Kësisoj i mbeti kryesisë së BE-së, që të përdorë formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qëndrimesh.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE

Erdogani prej kohësh pretendon, që BE-ja nuk e ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes së 2016 dhe nuk i ka paguar miliarda eurot e premtuara. Në të kundërt BE thotë, se paratë janë lëvruar ose janë përcaktuar për projektet për refugjatët sirianë në Turqi si për ndërtimin e spitaleve e shkollave. Tani kryediplomati i BE-së Josep Borrell u ngarkua të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhen krahasuar faktet, tha Michel, duke shtuar se shpreson për çtensionimin e situatës. Një gjë është e qartë që palët nuk kanë avancuar.

Edhe deklarimi i kryekomisioneres Ursula von der Leyen nuk ishte me tone shpresëdhënëse: “Kemi biseduar hapur dhe kemi mendime të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit. Tani duhet të gjejmë një rrugë përpara dhe të përcaktojmë, se çfarë mungon prej marrëveshjes së vitit 2016. “Marrëveshja është e vlefshme”, ritheksoi ajo. Linja e be-së është e qartë: Nuk do t’i ushtrohet presion, as duke përdorur refugjatët si armë politike. Erdogani duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe pastaj mund të rinegociojmë. Bëhet fjalë për reciprocitet, shtoi von der Leyen. BE nuk do të japë fonde shtesë nëse Erdogani nuk bashkëpunon për çështjen e refugjatëve. Të zbatosh marrëveshjen nënkupton, që edhe Turqia duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Nuk dihen kërkesat e Erdoganit – ai heshti

Von der Leyen nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë kërkon Erdogani. Por dihet, që ai prej kohësh kërkon më shumë para prej BE-së. Presidentja e Komisionit nuk pranoi qysh para takimit që të bisedohej për shifra: „Ne nuk bisedojmë për shifra”, tha presidentja e Komisionit. Megjithatë Komisioni i BE-së do të jetë i gatshëm të mbështesë me 500 milionë euro shtesë refugjatët sirianë në Turqi. Por disa vende anëtare si Franca dhe Austria janë kundër. Ata nuk pranojnë që të lëshohet pe nga presioni i ushtruar. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t’i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: “Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur”. Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses.

Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa./DW

Tags: beerdoganmarreveshjenuk arrihet

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Koronavirusi, mosha mesatare e të infektuarve në Gjermani është 40 vjeç

Mbyllja e shkollave/Shahini informacion të rëndësishëm për të gjithë maturantët

Ankth nga koronavirusi? Ja si të shmangni daljen e situatës jashtë kontrollit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com