Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kosova heq tarifën 100% ndaj mallrave serbe

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kosova heq tarifën 100% ndaj mallrave serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe. “Hapin e parë të vullnetit të mirë po e bëjmë ne. Kosova ka marrë vendimin që tarifa të hiqet në 15 mars”, tha Albin Kurti, në një deklaratë për mediat.

“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, u shpreh më tej Kurti.

Siç duket, Albin Kurti është tërhequr pas presionit amerikan. Ai ka lajmëruar në një konferencë për shtyp, se Kosova do të heqë taksën ndaj Serbisë, e cila ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.

Ai ka treguar se si do të veprojë pas 15 marsit, kështu duke i vendosur kushte shtetit serb dhe Bashkimit Evropian.

1. Si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

2. Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh.

3. Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

4. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike.

5. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

6. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jobashkëpunuese në proces.

7. Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë Kurti.

Tags: Albin Kurtikosovaserbi

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:30 | 13/03/2026
Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë
Aktualitet

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Next Post
Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Itali

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Itali

Haradinaj-Kurtit: Mashtrues, ia dorëzove Kosovën prapë Serbisë

Haradinaj-Kurtit: Mashtrues, ia dorëzove Kosovën prapë Serbisë

Heqja e taksës, ja se çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për Kurtin

Heqja e taksës, ja se çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për Kurtin







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

by mirseda
10:09 | 13/03/2026
0

Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar një operacion kontrolli në Malandrinos Prison,...

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:30 | 13/03/2026
Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

08:49 | 13/03/2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

08:43 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com