Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Heqja e taksës, ja se çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për Kurtin

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, W-Instant
Heqja e taksës, ja se çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’ për Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifat për importet nga Serbia dhe Bosnja”.

Më tej, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë lart vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind dhe në shkëmbim t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

Ai tërhoqi vërejtjen që në rast se “Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës për eliminimin e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës duke filluar nga 1 prilli do të fillojë zbatimin gradual të parimit të reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”.

Kryeministri Kurti tha se “në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës duke filluar nga 15 qershori do të rikthej tarifat për importet nga Serbia”.

Tags: Albin KurtiSerbiataksa

TË LIDHURA

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Next Post
Pasi hoqi taksën, Albin Kurti i bën një ftesë Serbisë

Pasi hoqi taksën, Albin Kurti i bën një ftesë Serbisë

Koronavirusi/ Mjeku: Mundësia që të hyjë në Shqipëri është e madhe

Koronavirusi/ Mjeku: Mundësia që të hyjë në Shqipëri është e madhe

2 marsi/ Ja çfarë pritet të bëjë Meta mbrëmjen e sotme  

2 marsi/ Ja çfarë pritet të bëjë Meta mbrëmjen e sotme  







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

by mirseda
13:28 | 17/01/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, u...

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

12:47 | 17/01/2026
Përmbytjet/ Rama pranon problemet me hidrovoret e kanalet, plan për flotë ndërhyrjeje

Përmbytjet/ Rama pranon problemet me hidrovoret e kanalet, plan për flotë ndërhyrjeje

12:42 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com