Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Padia ndaj Bushatit/ PD kërkon informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Padia ndaj Bushatit/ PD kërkon informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet

Partia Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorisë informacion për fazën e hetimeve për çështjen e deputetit të PS-së, Ervin Bushati.

PD e ka ngritur padinë ndaj Bushatit në 2 tetor të viti 2018. Padia u depozitua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Në këtë padi, PD pretendonte se janë evidentuar prova nga ZRPP se Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme.

Sipas PD, rezultonte se deputeti nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

PD KËRKESË ZYRTARE PROKURORISË: NA INFORMO PËR FAZËN KU NDODHEN HETIMET NDAJ DEPUTETIT SOCIALIST ERVIN BUSHATI DHE NËSE DOSJA I KA KALUAR SPAK

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

Tags: Ervin Bushatiinformacionkerkonmos deklarimpartia demokratikepasurieProkuroria

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Atentat shqiptarit në Greqi, autori e qëllon me plumb në kokë dhe largohet

Atentat shqiptarit në Greqi, autori e qëllon me plumb në kokë dhe largohet

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në Tiranë në 15 vitet e fundit

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në Tiranë në 15 vitet e fundit

“Nuk do importojmë plehra”/ PD: Mashtrim, Rama i dha licenca miqve të tij

“Nuk do importojmë plehra”/ PD: Mashtrim, Rama i dha licenca miqve të tij







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com